E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore te shtena ne mes te qytetit

Te shtena me arme zjarri u regjistruan ne oret e mbremjes ne qender te qytetit te Vlores.

Sipas te dhenave te para disa persona te armatosur qe ndodheshin ne nje makine kane qelluar me arme zjarri kundrejt nje personi ne qender te qytetit te Vlores pas Sheshit te Flamurit.

Nga plumbat ka mbetur i plagosur nje kalimtar i rastesishem nderkohe qe shenjestra e atentatit nuk ka pesuar lendime.

Nuk behen publike as identiteti i personit te plagosur dhe as ai i shenjestres se sulmit. Nderkaq deshmitare nga vendngjarje pohuan se autoret mbanin kapele per te mos u identifikuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›