E Diel, 1 Nëntor 2026

Devoll termeti shkakton deme ne pese banesa

Nje dite pas termetit qe tronditi Qarkun e Korces pese banesa ne fshatin Baban ku eshte regjistruar epiqendra jane prekur nga demtimet ne mure dhe plasaritjet.

Per shkak te ndertimeve te vjetra ne zone nje pjese e mureve rrethuese te banesave te fshatit kane pesuar shembje te pjesshme. Oborret jane mbushur me tjegulla te rrezuara dhe gure te mureve anesore qe jane shkeputur nga goditja e termetit dhe lekundja. Banoret e fshatit Baban ku ka qene epiqendra tregojne se termeti eshte ndier i fuqishem duke shkaktuar panik mes tyre. Ata tregojne se pas lekundjes se pare qe eshte ndier me fort ata kane braktisur shtepite.

Termeti eshte shoqeruar me zhurme dhe lekundjet kane zgjatur disa sekonda por fatmiresisht nuk ka pasur shembje te shtepive.


Termeti ishte shume i forte. U trembem dhe nxorem femijet jashte se po leviznin te gjitha orendite qe kemi ne shtepi. Mua me jane care muret ne te gjitha dhomat dhe me eshte shembur edhe muri anesor i shtepise. Ky ka qene termeti me i forte qe mbajme mend ne keto vitet e fundit. Nga frika kemi qendruar jashte per dy ore. Lekundja e dyte ishte me e lehte dhe ngaqe ishte vone nuk njoftuam komunen ndersa ne mengjes i thirrem qe te shikonin demet ne shtepite e fshatit thote Pellumb Koburi banor i Babanit.

Te pakten pese familje kane pesuar demtime te shumta ne muret e banesave ndersa ndertimet e reja nuk jane prekur nga lekundjet e shkaktuara nga termeti. Shtepise sime i jane plasaritur muret. Demtimet nuk jane te medha por nese do te kishte nje goditje te dyte te forte mund te rrezoheshin. Jane shembur vetem muret rrethuese qe jane prej guri ndersa ne shtepi na rane dollapet dhe u trembem shume. Te gjitha dhomat jane me mure te cara dhe presim qe ti shikojne nga komuna thote nje tjeter banor. Pas termetit komuna ka vendosur te ngreje nje grup pune per vleresimin e demeve. Sipas kryetarit te keshillit te komunes Neki Myskollari jane disa familje te prekura per te duhet te nise vleresimi i demeve ne banesa. Sa me shpejt do te ngrihet nje grup pune per te pare nga afer familjet qe kane pesuar demtime. Keto kane qene kryesisht plasaritje dhe shembje te pjesshme te mureve megjithate do te verifikohen te gjitha banesat deklaron Myskollari. Termeti qe ka prekur zonen eshte regjistruar me nje magnitude 4.4 balle dhe epiqendra ka qene ne fshatin Baban te Devollit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›