E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder gjendet i mbytur ne lumin Kir adoleshenti

Adoleshenti 14 vjecar Agim Lera u gjet i mbytur sot ne mengjes ne lumin Kir ne fshatin Bregu i Lumit ne komunen Shale te Dukagjinit.

Trupi i pa jete i tij u zbulua nga banore te zones ne breg te lumit vetem pak metra larg qendres se fshatit. Agim lera qe dje nuk ishte kthyer ne shtepi dhe dyshohet se ngjarja ka ndodhur nje dite me pare.

Ne kete zone te thelle malore ku nuk funksionojne as valet e radios se policise u nis nje grup hetimor nga Drejtoria e Qarkut te Shkodres.

Burime policore bene te ditur se ne lidhje me ngjarjen po hetohet ne dy pista njera qe ka te beje me mbytjen e viktimes nga pakujdesia dhe pista tjeter ajo e kryrjes se krimit nga persona te tjere pasi ne trupin e adoleshentit dallohen shenja demtimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›