Kodheli: Tirana lokomotiva e fitores

Zëdhënësja e fushatës së PS-së, Mimi Kodheli, u shpreh se PS-ja siguron të dhëna në kohë reale falë një sistemi online.
“Tirana është padyshim lokomotiva e fitores sonë. Në 38 qendra të numëruara, në 7 Minibashki të Tiranës, Edi Rama kryeson me një diferencë 10% të votave, përkatësisht 55% përkundrejt vetëm 45% të kandidatit tjetër. Para pak ka mbaruar numërimi në Himarë me fitoren e kandidatit socialist Gjergji Goro. Është vulosur fitorja edhe në Rrëshen, Tepelenë, Ersekë, Përmet, Sarandë, Gramsh e Krumë të Hasit”, theksoi Kodheli.
Ajo iu drejtua me një apel kryeministrit, duke i thënë se ka humbur zgjedhjet, por standardet. “Tani është koha të ndalësh zvarritjen e padenjë të procesit të numërimit në Tiranë, ku njerëzit tanë kanë pritur gjithë natën për të kryer detyrën ndaj qytetarëve e ligjit duke numëruar pa humbur kohë cdo votë, kurse njerëzit e asaj që u quajt Aleanca për Qytetarin kanë braktisur rëndom detyrën e tyre”, shtoi ajo. /S.Lleshi/Start/
2011-05-09 12:11