Zgjedhjet e supermonitoruara nga dy misione
Koha e shkurter e organizimit nuk do ti lere zgjedhjet e 12 nentorit pa vezhgues te pakten jo ne sasi. Dy misione vezhguesish njeri nderkombetar i udhehequr nga Enemo organizate europiane per monitorimin e zgjedhjeve dhe nje vendas i perbere nga nje koalicion i organizatave vendase do te mundesojne qe zgjedhjet e parakohshme te 12 dhjetorit te jene te monitoruara nga mekanizmat e njejte sikurse zgjedhjet lokale te vitit 2009. Koha e shkurter per organizimin e zgjedhjeve ka bere qe faktori nderkombetar te kete nje qasje emergjente. Ambasadat e shteteve me te fuqishme qe e kane njohur pavaresine e Kosoves jane duke u konsultuar me zyren e perfaqesuesit te BE-se Pieter Feith ne menyre qe te krijohet nje mision i koordinuar diplomatik vezhgues dhe mbikeqyres i zgjedhjeve. Ne te njejten kohe eshte konfirmuar se me qellim te evoluimit politik te procesit zgjedhor gjate zgjedhjeve ne Kosove do te qendroje edhe nje ekip i parlamentareve europiane i kryesuar nga kryesuesi i delegacionit per marredhenie me vendet e Europes Juglindore ne Parlamentin Europian Eduard Kukan. Komuniteti nderkombetar ne Prishtine eshte duke bashkepunuar me zyren e perfaqesuesit te BE-se per nje mbikeqyrje te koordinuar diplomatike te zgjedhjeve qe do te kete ekipe prezente ne te gjitha fazat e procesit elektoral gjithandej Kosoves ne diten e zgjedhjeve ka thene Julia Reuter zedhenese e zyres se PSBE-se. Sipas saj gjate procesit elektoral BE do te zbarkoje ne Kosove edhe nje ekip ekspertesh te zgjedhjeve te cilet do te ndihmojne procesin duke e analizuar ate dhe duke dhene sugjerime. Ne gjithashtu presim anetare te Parlamentit Europian dhe te parlamenteve nacionale qe tu bashkohen perpjekjeve per vezhgimin dhe mbikeqyrjen e zgjedhjeve. Momentalisht me shtetet anetare te BE-se ne Prishtine jane duke u diskutuar edhe aranzhimet e tjera te mundshme per kete proces konsultimet po vazhdojne edhe me partneret tane nderkombetare dhe me institucionet e Kosoves ka shpjeguar Reuter. Te dyja ekipet e tjera vezhguese ai nderkombetar i Enemo-s dhe ai vendas i organizatave vendase jane koordinuar nga zyra e NDI-se National Democratic Institute ne Kosove. Qe te dy keta mekanizma kane perfituar nga pervojat paraprake ne projektet e monitorimit te zgjedhjeve ne Kosove duke u nisur nga ato te para nje viti. Kjo nenkupton se ato i kane te njohura procedurat dhe i kane mundesite qe shpejt te angazhojne vullnetaret dhe punonjesit e duhur ka thene per Kohen Ditore drejtoresha e NDI-se per Kosoven Laura Nichols. Sipas saj misioni nderkombetar i vezhguesve do te udhehiqet nga nje rrjet i specializuar per monitorime. Misioni nderkombetar do te udhehiqet nga Enemo. Enemo eshte nje rrjet i njohur i organizatave joqeveritare me profil te larte nga Europa ka thene Nichols. Ismet Kryeziu drejtor i KDI-se ka thene se rrjeti i organizatave vendase do te kete rreth 4 mije e 800 vezhgues. Demokracia ne Veprim ne kuader te koalicionit te saj ka rreth 60 OJQ lokale nga e tere Kosova. Monitorimin e zgjedhjeve parlamentare te vitit 2010 e kemi ndare ne tre komponente ku perfshihen monitorimi i situates paraelektorale monitorimi i dites se zgjedhjeve dhe monitorimin e situates paselektorale. Tani kemi ndertuar strategjine e monitorimit per situaten paraelektorale dhe ne fushaten zgjedhore do te kemi 70 vezhgues per monitorimin e kostos financiare do te kemi 70 vezhgues dhe per monitorimin e dites se zgjedhjeve do te kemi 4800 vezhgues ka thene Kryeziu. Drejtori i KDI-se nuk ka mundur qe ti permende mbeshtetesit financiare te ketij vezhgimi. Ne ende nuk mund te japim konkretisht emrat e donatoreve konkrete por kete do ta bejme se shpejti ndoshta deri ne fund te kesaj jave tha Kryeziu. Sipas tij koha e shkurter e organizimit te zgjedhjeve nuk do te kete ndikim ne kualitetin e monitorimit per shkak te tradites qe tashme kane krijuar keto ekipe vezhguesish. Kualiteti te cilin ne e ofrojme si koalicion i organizatave nuk dallon. Do te jete nje numer i madh i organizatave dhe i vezhguesve te perfshire.