E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ rinumerimi i votave te Shkodres

Pavarësisht vendimit të Kolegjit Zgjedhor për Lezhën, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijoi, deri në orët e vona të natës, rinumërimin e votave për qarkun e Shkodrës.

Edhe pse përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste, Genc Gjoncaj, kërkoi të ndalet ky proces, në bazë të vendimit të Kolegjit Zgjedhor për të shpallur të pavlefshëm rinumërimin në Lezhë, kryetarja Lefterie Lleshi argumentoi se vendimi i përket Lezhës e jo Shkodrës. Deri në mbrëmje, përfundoi rinumërimi i votave të KZAZ-së nr 1 dhe 2 në Shkodër. KZAZ-ja nr 2 ishte ajo, ku Partia Republikane mbështeste ankimimin e saj për këtë qark. Sipas saj, në këtë KZAZ kishin Pas zgjedhjeveBraçe: E vërteta e votave të Lezhës Lezha, Kolegji pranon kërkesën e PS PS kundër KQZ-së, mblidhet Kolegji ikur dritat, në momentin e numërimit të votave, dhe kishte mosrakordime shifrash, të cilat shkonin në dëm të Partisë Republikane dhe në favor të Partisë Demokratike. Por, rinumërimi i votave e rrëzoi këtë pretendim të republikanëve. Ndërkaq, në KZAZ-në nr 1 pati mosrakordim të vogël votash, por brenda partive të koalicioneve. / Top ChannelPas zgjedhjeve
Braçe: E vërteta e votave të Lezhës
Lezha, Kolegji pranon kërkesën e PS
PS kundër KQZ-së, mblidhet Kolegji

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›