E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetari i ri i Partise Demokratike

Pas përfundimit të votimit, për kryetarin e Partisë Demokratike, kutitë e të 54 Qendrave të Votimit, nga i gjithë vendi, kanë mbërritur në Pallatin e Kongreseve, ku do të bëhet edhe numërimi i votave.

Deri në mesnatë, kishin mbërritur pjesa më e madhe e kutive, ndërsa ato do të hapen në 10 tavolinat e numërimit, të ngritura në Pallatin e Kongreseve. Ndërkaq, sipas korrespondentëve të Top Channel, mësohet se përqindja e anëtarëve të PD-së, që morën pjesë në votim, ka qenë e ulët: Në Fier kanë votuar 23% e anëtarëve të PD-së, në Shkodër 25%, Korça 50%, Pogradeci 34%, Kolonja 50%, Devolli 40%, Elbasani 50%, Peqini 74%, Librazhd 25%, Gramshi 31%, Vlora 32%, Gjirokastra 37% dhe Durrës 37%, ndërsa për rrethet e tjera nuk ka të dhëna përfundimtare mbi pjesëmarrjen. Gjithashtu, bëhet e ditur se, nëse procesi i numërimit shkon pa probleme, demokratët e Shqipërisë do të kenë një kryetar të ri në orët e para të së martës. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›