E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ, rrezohen propozimet e LSI

Rozeta Rapushi

Ndryshon perberja e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve dhe komisioneve te tjera ne qendrat e votimit dhe ato zonale. Komisioni i Posacem per Reformen Zgjedhore vendosi dje me konsensus qe KQZ-ja te perbehet nga 7 anetare, jo 9 sa eshte aktualisht. Pervec perfaqesuesit te LSI-se ne kete komision, Spartak Braho, e te gjithe anetaret e tjere votuan pro kesaj formule, e cila do te aplikohet dhe ne komisionet e tjera, qe merren me procesin e numerimit te votave. Keshtu, komisionet e qendrave te votimit dhe ato zonale, nuk do te kene me, nje perberje te fryre prej 14 anetaresh, formule qe u aplikua ne zgjedhjet e fundit vendore, per te kenaqur te gjitha forcat politike, por vetem 7 anetare dhe nje sekretar. "Ne miratuam formulen qe propozuan ekspertet e komisionit me 7 anetare", u shpreh bashkekryetari socialist i komisionit, Fatmir Xhafaj, dhe pse deputeti i LSI-se Braho debatoi gjate, ne mbledhjen e djeshme, qe te mos kete kaq anetare. "Dy partite e medha po e monopolizojne reformen zgjedhore ne dem te demokracise. Ata vendosen te rrezojne te gjitha amendamentet tona, por ne nuk do te terhiqemi", reagoi Braho, i revoltuar pas mbledhjes. Sipas formules se re, anetaret e KQZ-se do te zgjidhen sipas formules: dy nga partia me e madhe e mazhorances dhe dy nga partia me e madhe e opozites. Anetari i peste zgjidhet, nga kandidatura te propozuara nga grupime deputetesh te partive te mazhorances qeverisese, perjashtuar partine me te madhe te grupimit te mazhorances. Ndersa anetari i gjashte, nga kandidatura te propozuara nga grupime deputetesh te partive te opozites parlamentare. Anetari i shtate, njekohesisht dhe kryetar, do t'i takoje serish partise me te madhe ne Kuvend, qe ndryshe perkthehet se institucioni do te drejtohet nga forca me e madhe politike, e cila do te kete shumicen ne kete komision. Ne mbledhjen e djeshme u vendos dhe pragu elektoral per partite politike dhe koalicionet qe do te garojne ne zgjedhje. Qe nje parti politike te kete deputete ne Kuvend, duhet te marre te paten 3% ne zgjedhje, qe u vendos si prag elektoral. Ndersa per koalicionet u la qe duhet te marrin 5% te votave. Numri i mandateve per 12 zonat zgjedhore do te percaktohet ne baze te numrit te shtetasve shqiptare, perfshire ata qe diten e zgjedhjeve nuk e kane te drejten e votes.

Konsensusi i arritur per Kodin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve perbehet nga shtate anetare.

Anetari i KQZ-se ka mandate kater vjecar me te drejte rizgjedhje.

Dy anetare propozohen nga partia qe ka numrin me te madh te vendeve nga partite e mazhorances qeverisese dhe 2 anetare nga partia e opozites, qe ka numrin me te madh te vendeve, ne Kuvendin e Shqiperise.

Anetari i peste i KQZ-se zgjidhet nga kandidatura te propozuara nga grupime deputetesh te partive te mazhorances qeverisese, perjashtuar partine me te madhe te grupimit te mazhorances.

Anetari i gjashte i KQZ-se zgjidhet nga kandidatura te propozuara nga grupime deputetesh te partive te opozites parlamentare, perjashtuar partine me te madhe te opozites. Grupimi propozues paraqet nje liste me jo me pak se dy kandidatura per vakancen perkatese.

Anetari i shtate dhe njekohesisht Kryetar i KQZ-se, zgjidhet jo me vone se 7 dite, pasi te kete perfunduar procedura e zgjedhjes se anetareve te KQZ. Grupi parlamentar i partise me te madhe te mazhorances, i paraqet Kuvendit nje liste prej jo me pak se kater kandidaturash.

Komisionet e Zonave te Administrimit Zgjedhor, perbehen nga 7 anetare dhe sekretari, te cilet emerohen nga KQZ-ja.

Dy anetare propozohen nga partia kryesore e shumices parlamentare, dy anetare propozohen nga partia kryesore e opozites parlamentare, nje anetar propozohet nga partia e dyte e shumices parlamentare dhe nje anetar propozohet nga partia e dyte e opozites parlamentare. Ne rast se nuk arrihet baraspeshimi politik, sipas kesaj shkronje, grupi perkates kompensohet me kandidaturat e partise kryesore deri ne baraspeshimin politik shumice-opozite.

Anetari i shtate propozohet ne gjysmen e KZAZ-ve nga partia e pare e shumices parlamentare, kurse gjysma tjeter nga partia e pare e opozites parlamentare.

KQV-ja perbehet nga 7 anetare dhe nje sekretar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›