E Diel, 1 Nëntor 2026

Mjeket, frike se eshte radha e tyre

Arrestimi i mjekut onkolog Agim Karaj ka shkaktuar panik ehe ne radhet e kolegeve te tij. Ata vetecilesohen si "shenjestra" e drejtesise per sa i perket korrupsionit dhe nje gje e tille i ben te jene paksa te nervozuar nga kjo padrejtesi. "Sillen me ne sikur te jemi kriminele, a thua se keta te fundit i kane lare hesapet me drejtesine", shprehen mjeket. Ata nuk e mohojne faktin se ka raste te korruptuarish, porse jo te gjithe e praktikojne mitmarrjen. Mjeket e Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza" e ndiejne veten paksa te demtuar moralisht nga vorbulla e akuzave dhe e arrestimeve te koheve te fundit.

Alarmi

Lokalet prane QSUT jane kthyer tashme jo ne nje vend ku mjeket mund te pijne nje kafe shlodhese, por si nje vend ku mund te "qajne" hallet me njeri-tjetrin. Secili prej tyre, ose te pakten ata qe marrin shuma marramendese nga pacientet hallexhinj, tashme punojne me friken se e kane ata radhen qe te prangosen. Qetesia u ka humbur dhe kjo duket qe nga menyra se si kane filluar t'i zbatojne oraret, ashtu edhe ne sjellje me pacientet. Nje gje e tille eshte mjaft e dukshme sidomos qe ne momentin qe eshte perhapur lajmi mbi hetimin e 5 mjekeve te tjere, kryesisht kirurge. Keshtu, duke dashur te jene anonime per shkak te situates delikate, mjeket pohojne kane informacione se po hetohet per 5 kolege te tyre, nen akuzen e mitmarrjes. Police dhe hetues, te veshur me petkun e "hallexhiut" kane filluar te investigojne per mjeket qe njihen si mitemarres. Keshtu, pothuaj te gjithe punonjesit e personelit, nga me i parendesishmi, deri tek shefat pavijoneve kane ndryshuar qendrim ditet e fundit.

Reagimi

Pervec frikes se radha per ndeshkim mund te jete e secilit prej tyre, mjeket jetojne me ankthin e arrestimit. Ata e dine se 5 mjeke jane nen hetim ditet e fundit, porse nuk e dine se kush eshte ne "listen e zeze". Megjithate, duket se shperfillja e "shperblimit" te tyre nga ana e pacienteve eshte e vonuar. Hetimet per 5 mjeket kirurge kane filluar tashme, dhe gjeja e vetme qe mund te bejne eshte te punojne me ndergjegje dhe konform betimit qe kane bere kur kane filluar pune: Betimin e Hipokratit, qe per hir te se vertetes duket se nuk ka gjetur kurre zbatim. Gjithashtu, mesohet se dy ditet e fundit ne radhet e mjekeve jane zhvilluar nje sere mbledhjesh mes shefave te pavijoneve apo edhe kirurgeve ne lidhje me qendrimin zyrtar qe do te mbajne ndaj arrestimit te kolegut te tyre. Ata duket se gjenden ne mes te dy zjarreve: Ta mbrojne apo te qendrojne indiferente. Nese e mbrojne ekziston rreziku qe drejtesia te vertetoje akuzat ndaj tij, dhe nese qendrojne indiferente ka gjasa qe drejtesia te nxjerre konkluzione te tjera. Megjithate, gjate diteve ne vazhdim ata do te bien ne konsensus mbi qendrimin zyrtar. Dy dite me pare drejtoresha e QSUT Gjeorgjina Kuli shprehu distancimin nga veprimet korruptive te mjekeve, duke shtuar se per akuzat le te shprehet drejtesia.

Mitmarrja prangosi 3 mjeke ne 4 muaj

Me 7 korrik te ketij viti, nisi sipari i arrestimeve, me mjekun urolog te spitalit "Nene Tereza", Kastriot Dautaj. Ai eshte vene ne pranga ne kushte flagrante, teksa merrte shumen prej 50 mije lekesh per nje operacion. Arrestimi i mjekut eshte realizuar pas nje hetimesh e pergjimesh nga ana e policise. Sipas te dhenave nga policia mesohet se mjeku i QSUT-se merrte para per operacionet qe kryente ne kete spital. Shuma qe ai merrte mendohet te jete 50 mije leke per cdo operacion. Nderkaq, para nje jave u prangos nje mjek tjeter qe punonte ne Spitalin e Burgut. Behet fjale per Ardian Nelajn, i cili eshte prangosur nga forcat e policise se antikrimit ekonomik ne kryeqytet, nen akuzen e korrupsionit. Sipas te njejtave burime mesohet se Ardian Nelaj, mjek ne spitalin e burgut eshte ndaluar nga policia i akuzuar edhe per mitmarrje. Gjithashtu, dy dite me pare perfundoi ne qeli shefi i klinikes ne spitalin Onkologjik ne QSUT "Nene Tereza", i akuzuar per korrupsion pasiv. Strukturat Kunder Krimit Financiar prane Policise se Tiranes kane realizuar operacionin e koduar "Plaga e Hapur", ku kane vene ne pranga mjekun Agim Murat Karaj. Sipas policise ndalimi i tij u krye pasi duke qene ne kete detyre u kerkonte dhe perfitonte ryshfete nga te aferm te pacienteve ne shumen 45 000 leke, ne kembim te kryerjes se operacioneve kirurgjikale.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›