KQZ, rrezon ankesen e fundit per Fierin
Rozeta Rapushi
Rrezohet ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve edhe tentativa e fundit, e bere nga forcat politike per ndryshimin e rezultatit te ndarjes se mandateve ne Qarkun e Fierit. KQZ hodhi poshte dje pretendimin e Partise per Drejtesi dhe Integrim, per te shpallur te pavlefshme zgjedhjet ne kater qendra votimi, 3185, 3188, 3196 dhe 3006. Fillimisht PDI kerkoi shpalljen e pavlefshme te dy qendrave te votimit 3185 dhe 3188, te Libofshes, per te cilat dy dite me pare edhe kryeministri Sali Berisha, u shprehe se jane te pavlefshme. Por KQZ e rrezoi pretendimin e PDI-se, ndonese vendimi u morr me kater vota pro dhe 3 kunder. Ne Kodin Zgjedhor, saktesohet se per t'u shpallur te pavlefshme zgjedhjet ne nje qender votimi, eshte e nevojshme vota e pese anetareve nga 7 qe ka KQZ. "Zgjedhjet ne keto dy qendra duhet te shpallen te pavlefshme, pasi vendimi i marre nga komisioni nuk eshte ne perputhje me ligjin", u shprehe kreu i KQZ-se, Arben Ristani. Por sipas nenkryetares se komisionit, Deshira Subashi, procesi i ankimimit per Qarkun e Fierit eshte mbyllur dhe KQZ, nuk ka asnje arsye pse te marre ne shqyrtim nje ankese, e cila vjen jashte afateve ligjore. I te njejti mendimi ishte dhe perfaqesuesi i Partise Socialiste ne KQZ, Genc Gjoncaj, i cili theksoi se nje ankese e bere jashte afateve ligjore, nuk ka vlere. Pa mundur te marre pese vota pro, me gjithe mbeshtetjen e kreut te KQZ-se dhe tre anetareve te tjere, kerkesa e PDI-se per Qarkun e Fierit, u rrezua. Te njejtin fat pati dhe kerkesa tjeter e PDI-se per shpalljen e pavlefshme te rezultatit te zgjedhjeve, ne dy qendrat e tjera te votimit, 3006 dhe 3195. Madje kunder kerkeses ankimore te bere nga partia e cameve, votoi dhe kreu i KQZ-se, Ristani. Me rrezimin e ketyre dy ankesave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, mbylli perfundimisht dhe procesin e shqyrtimit te ankimimeve qe partite politike, bene kunder rezultatit te zgjedhjeve te 28 Qershorit. Epiqendra e ankesave qe partite politike bene ne KQZ, ishte Qarku i Fierit. Aktualisht sipas vendimit te dhene nga ky komision, mandatet ne kete qark jane ndare 9 per Partine Socialiste, 6 per Partine Demokratike dhe 1 per Levizjen Socialiste per Integrim. Dy partite e medha PD-PS, kane pretendimin e rindryshimit te rezultatit. Me shume, selia blu pretendon rimarrjen e deputetit te 9 qe iu dha Partise Socialiste. Kete, qofte per Partine Demokratike apo per PDI-ne, aleatin e saj.