E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolegji Zgjedhor, nis sot shqyrtimin e ankesave

Kolegji Zgjedhor cel sot, maratonen e shqyrtimit te ankesave te te gjitha partive politike kunder rezultatit te zgjedhjeve dhe vendimeve qe ka marre Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ne oren 10 te paradites, ky Kolegj do te shqyrtoje ankesat e PD, PS, PDI dhe PK per rezultatin. Numri me i larte i ankesave eshte kunder shpalljes se rezultatit te zgjedhjeve te 28 qershorit per Qarkun e Fierit. Qarku me problematik dhe me i debatueshem ne kete proces zgjedhor. Kunder rezultateve ne kete qark, ankohet PD, e cila pretendon rimarrjen e mandatit te nente te deputetit qe iu dha me vendim te KQZ-se, Partise Socialiste. Pretendime per kete qark ka dhe Partia per Drejtesi dhe Integrim, ndaj rezultatit perfundimtar te nxjerre. Nderkohe qe edhe PS kundershton vendimin e dhene, ndonese nga shqyrtimi ne KQZ te problematikes se ketij qarku, fitoi mandatin e nje deputeti. Ankesa nga selia roze jane bere edhe per Qarkun e Tiranes, Shkodres dhe Beratit. Ndersa Partia Konservatore, pretendon levizje rezultati ne favor te saj per Qarkun e Durresit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›