E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ rrëzon ankimimin e LSI-së për Kukësin

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka rrëzuar sot ankimimin e e Lëvizjes Socialiste për Integrim për qarkun e Kukësit.

KQZ-ja rrëzoi me 4 vota pro kërkesën e LSI-së për rinumërim të votave në qarkun e Kukësit.

Më 3 korrik KQZ-ja nxori rezultatin e votimit në qarkun e Kukësit duke i konfirmuar 3 mandate PD-së dhe një mandat PS-së, për Vexhi Muçmatën. LSI-ja pretendon se në zgjedhjet e 23 qershorit ka marrë një mandat.

Kërkesat ankimore, debate në KQZ, Muho: Duhen 5 anëtarë

Më herët, Mbledhja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve është shoqëruar me debate mes përfaqësuesit ligjor të LSI-së dhe Partisë Demokratike.

Përfaqësuesi i LSI-së, Ilirjan Muho theksoi se KQZ duhet të verifikojë kuorumin për shqyrtimin e këtyre kërkesave. Sipas tij, që mbledhja e KQZ-së të jetë e vlefshme duhet të jenë në tavolinë të paktën 5 anëtarë.

Ndërkaq, për përfaqësuesin e PD-së, KQZ është në formatin e konceptuar nga ligji, duke theksuar se ky institucion e ka kuorumin e nevojshëm për të shqyrtuar kërkesat.

Edhe përfaqësuesi i PS-së, Genci Gjonçaj tha se Kodi Zgjedhor është i qartë në këtë rast, duke cituar edhe nenin që sipas tij thekson se KQZ nuk mund të shqyrtojë kërkesa ankimore me objekt ndryshimin e tabelës, nëse në tavolinë nuk janë të paktën 5 anëtarë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›