E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projekti TAP, kompania zviceriane Axpo vlerëson kontributin e Berishës

Kryeministri Berisha ka marrë një letër falenderimi nga drejtuesit më të lartë të Kompanisë zviceriane Axpo Trading AG, e cila është inisiatorja e projektit TAP si dhe një ndër aksioneret kryesore të këtij Konsorciumi.

Presidenti i Kompanise Axpo Tading AG, Heinz Karrer, Drejtori Ekzekutiv, Hans Schulz si dhe anëtari i Bordit drejtues  Markus Brokhof në letrën e tyre i shprehin kryeministrit Berisha falenderimet e tyre për rolin e jashtëzakonshëm të tij dhe mbështetjen diplomatike, efektive dhe të fokusuar që ai ka bërë gjatë këtyre viteve në funksion të marrjes së këtij vendimi strategjik.

Ata theksojnë se kontributi i palodhur dhe i paçmuar i kryeministrit Berisha gjatë bashkëpunimit ka kontribuar në mënyre të konsiderueshme në këtë sukses, i cili e ka vënë Shqipërinë në pozicionin më të favorizuar për çështje të energjisë përballë rajonit të Kaspikut dhe partnerëve evropianë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›