KQZ rrëzon kërkesat për 3 qendra votimi në Fier
KQZ ka rrëzuar sot dy kërkesa për qarkun e Fierit. Si atë të kreut të KQZ-së për shpalljen e pavlefshme të rezultateve të votimit në 3 qendra, ashtu dhe një kërkesë të 2 komisionerëve për rivlerësim të votave në të gjithë qarkun.
TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar sot dy kërkesa për qarkun e Fierit. Si atë të kreut të KQZ-së për shpalljen e pavlefshme të rezultateve të votimit në 3 qendra të KZAZ numër 19, ashtu dhe një kërkesë tjetër të dy komisionerëve. KQZ ka hedhur poshtë propozimin e komisionerëve të PD-së të cilët kërkuan një hetim administrativ për këto qendra, cka do të bënte të mundur një rivlerësim të votave në të gjithë qarkun e Fierit.
Ndërkohë pas votimit me 4 vota pro dhe dy kundër është rrëzuar edhe kërkesa e kreut të Komisionit për rivlerësim të këtyre tre qendrave.
Sipas nënkryetares së KQZ-së, Dëshira Subashi objekti i shqyrtimit të thirrur nga kreu Arben Ristani, për shpalljen e pavlefshme të tre qendrave në Fier, rezulton të jetë në kundërshtim me procedurat që përcakton Kodi Zgjedhor, pasi është jashtë afateve kohore për shkak se KQZ-ja ka miratuar para disa ditësh tabelat përmbledhëse të rezultateve në qarkun e Fierit.
(e.n/BalkanWeb)