E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ rrezon kerkesen e LSI per Qarkun e Kukesit Rozeta Rapushi



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrezoi dje ankimimin e Levizjes Socialiste per Integrim (LSI), per rezultatin e zgjedhjeve ne Qarkun e Kukesit. Pas nje mbledhje te shoqeruar me debate, anetaret e komisionit vleresuan se pala ankimuese e rezultatit te Qarkut Kukes ne zgjedhje, nuk ka prova te mbeshtetura ne ligj per vleresim te padrejte te votave te tyre gjate procesit te numerimit. “Kerkesa ankimore e LSI-se, kundershton vendimin e ZAZ-se nr. 9 ne Kukes, duke kerkuar rivleresim dhe rinumerim te votave ne 15 qendra votimi. Kjo force politike, nuk ka sjelle prova qe mund te na cojne ne si komision ne kontestimin e rezultatit ne kete zone zgjedhore”, - u shpreh anetari i KQZ-se, Hysen Osmanaj. Ndaj me kater vota pro, KQZ rrezoi pretendimet e LSI-se dhe duket se do te jete Kolegji Zgjedhor qe do te vendose perfundimisht per kete qark. Qe ne fillim te mbledhjes perfaqesuesi i LSI-se ne komision, Ilirjan Muho, kerkoi nga KQZ qe 15 Qendra Votimi ne Kukes t’i nenshtrohen rinumerimit te votave. Kerkese kjo e bere me argumentin se sipas LSI, koalicioni i djathe ka marre 150 vota me shume se sa paraqitet ne tabelat permbledhese. “Zonja kryetare, pavaresisht per te na terhequr me nje proces jo ligjor, nga krahasimi i tabelave te numerimit nga numeruesit tuaj dhe pamjet filmime, ka parregullsi ne kete qark. Problemi eshte se votat e marra nga subjekti tjeter jane me shume se numri i votave te marra ne monitor. Koalicioni i djathte ka marre 150 vota me shume se duhet te merrte dhe nese zbrisni atehere do dilte se nuk do e merrni mandatin. Jane harxhuar miliona euro per transparence. Votat qe jane marre nga koalicionit i djathte jane me te medha se ato qe paraqitet ne video”, - u shpreh Muho, duke pretenduar se PD nuk e meriton mandatin e trete te deputetit ne kete qark. Por anetarja e KQZ-se, Vera Shtjefni hodhi poshte akuzat duke theksuar se ne procesverbale nuk shenohet qe ka mosmarreveshje nderkohe qe ne filmime nuk ka asnje shenje kundershtie. “Ne procesverbale nuk shenohen qe ka mosmarreveshje. Filmimi nuk eshte material zgjedhor. Ne filmime nuk ka asnje shenje”, - u shpreh Shtjefni. Po keshtu, edhe perfaqesuesit e PD-se, ne komision theksuan se kerkesa ankimore e LSI-se, eshte pa prova dhe fakte “Nuk ka asnje prove qe te jene bere shkelje ne numerim”, – u shprehen ata. Nderkohe qe gjate gjithe mbledhjes, jo vetem perfaqesuesi i LSI-se, Ilirjan Muho, por edhe ai i PS-se ne KQZ, Genci Gjoncaj, akuzuan ne menyre te vazhdueshme komisionin se po vepron ne kundershtim me ligjin. “Qe kjo mbledhje te jete e vlefshme duhet se pakten te jene 5 anetare. Mbledhja te mos filloje, ju te konstatoni mungesen e kuorumit”, - u shpreh Muho. Ndersa Gjoncaj kerkoi qe KQZ t’i ktheje mbrapsht vendimet dhe t’i hape rruge ankimimit te partive ne strukturat e tjera te parashikuara me ligj. Por sipas Shtjefnit, KQZ-ja ka kuorumin e nevojshem per te shqyrtuar kerkesen.

PRETENDIMI

“Ka parregullsi ne kete qark. Problemi eshte se votat e marra nga subjekti tjeter jane me shume se numri i votave te marra ne monitor. Koalicioni i djathte ka marre 150 vota me shume se duhet te merrte dhe nese zbrisni atehere do dilte se nuk do e merrni mandatin. Jane harxhuar miliona euro per transparence. Votat qe jane marre nga koalicionit i djathte jane me te medha se ato qe paraqitet ne video”, - u shpreh dje perfaqesuesi i LSI-se ne KQZ, Ilirjan Muho.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›