KQZ rrezon kerkesen e PS-se per pezullimin e 3 ankimimeve

Përfaqësuesit e Partisë Socialiste i kërkuan Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të vendosë për pezullimin e të tre ankimimeve, në pritje të vendimit të datës 3 të Kolegjit Zgjedhor, mbi ankimin e saj për shpalljen të pavlefshëm të vendimit të KQZ-së të datës 23, vendimi i cili i hapi rrugë shpalljes së tabelës përmbledhëse të rezultatit të KZAZ-së 49, si dhe të tabelës përmbledhëse për Bashkinë e Tiranës.
Por, kjo kërkesë u rrëzua, me argumentin se ankimimet në KQZ dhe atë në Kolegjin Zgjedhor janë të ndryshme. Për demokratët përmes këtij vendimi po tentohej bllokimi dhe zvarritja ne procesit.
Gjatë mbledhjes, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të administrojë provat e pretenduara nga Partia Demokratike dhe ajo Socialiste, mbi të cilat ato mbështesin kërkesat e tyre ankimore.
Këto prova, do të shqyrtohen gjatë mbledhjes së të martës dhe mbi to komisionerët pritet të merrnin vendimin përkatës.
Demokratët kërkojnë nga KQZ verifikimin e votave të kontestuara gjatë procesit të numërimit në Tiranë në 26 Qendra Votimi, ku gjatë numërimit ka pasur vërejtje për fletë të ndryshme votimi, që janë klasifikuar si të kontestuar.
Socialistët nga ana e tyre, kundërshtojnë miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultatit të votimit të KZAZ-së 49, si dhe vendimin e KQZ-së: “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për kryetar të Bashkisë Tiranë”.