KQZ shpall te lira vendet e lena bosh nga opozita

PS refuzon KZAZ-te. KQZ vendos plotesimin e vendeve vakante. Ristani Vendimi per te mos rrezikuar zgjedhjet e 8 majit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall vendet vakante per komisionere dhe sekretare te Komisioneve Zonale te Administrimit te Zgjedhjeve. KQZ miratoi dje plot 66 projektvendime te cilat parashikojne shpalljen e vendit vakant te sekretarit ne 33 KZAZ-te me numer tek dhe shpalljen e vendit vakant te komisionerit ne 33 KZAZ-te me numer cift duke i dhene keshtu zgjidhje ngercit te krijuar ne menyre te qellimshme nga opozita. Partia Socialiste dhe Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut nuk kane dorezuar ne KQZ komisioneret e tyre me synimin per te penguar zhvillimin normal te procesit te pergatitjes se zgjedhjeve lokale te 8 majit. Rama para pak ditesh i dergoi dhe nje leter kreut te shtetit ku kerkonte shtyrjen e zgjedhjeve por pergjigjja publike ishte kunder. Komisionet Zonale te Administrimit te Zgjedhjeve me numer tek kane tashme kater anetare kuorum i mjaftueshem ky per funksionimin e tyre. Ndersa KZAZ-te me numer tek kishin vetem nga tre anetare perkatesisht 2 nga PD dhe nje nga LSI dhe per pasoje ishte i nevojshem emerimi i nje anetari te katert per te krijuar kuorumin e nevojshem. Ne baze te ketij parimi dhe ne mbeshtetje te nenit 29/8 te Kodit Zgjedhor KQZ shpalli vendet vakante.Kandidatet duhet te dorezojne dokumentet brenda 27 shkurtit.
Shpallen vendet vakante per 33 komisionere dhe 33 sekretare
KQZ miratoi dje 66 projektvendime per shpalljen vakante te postit te sekretarit dhe te anetarit te katert ne 66 KZAZ-te e shtrira ne gjithe vendin. Kreu i KQZ-se Arben Ristani kujtoi se arsyeja e vetme qe nuk jane ngritur KZA-te eshte per shkak te mungeses se propozimeve nga PS e PBDNJ. Ai kujtoi shtyrjen disa here te afatit ndersa theksoi se tashme ka kaluar cdo limit i mundshem dhe nuk mund te vihet ne rrezik procesi. Ne mbeshtetje te qendrimit te tij u shpreh edhe perfaqesuesi demokrat ne KQZ Njazi Kosovrasti. Ai theksoi se ne nenin 45 te Kushtetutes flitet qarte per te drejten e qytetareve per tu zgjedhur dhe per te zgjedhur dhe kjo e drejte duhet te prevaloje para gjithckaje. Jemi para precedentit se e drejta per tu zgjedhur e per te zgjedhur po dhunohet. ne kete kuader ju si KQZ qe administroni dhe menaxhoni gjithe procesin duhet te jepni zgjidhje. Une e gjej me shume vend vendimin e sotem - tha Kosovrasti. Ai shtoi se eshte ngritur si debat se kur KQZ duhet te beje zevendesimin e komisionereve duke qene se Kodi Zgjedhor percakton diten e zgjedhjeve. Por ne kushtet e krijuara une mendoj se merr me shume rendesi vakanca e krijuar dhe jo koha se kur duhet te nderhyhet - tha ai. Kosovrasti e konsideroi si te shkelqyer dhe zgjidhjen e dhene nga KQZ qe kandidatet te zgjidhen nepermjet nje shpallje publike dhe ne baze kritereve ligjore. Sipas tij kjo thirrje qe ju po beni jep mundesi qe neser te kalojme ne formulen apolitike.
Anetaret e KQZ-se Klement Zguri dhe Hysen Osmanaj ishin edhe me kritike ne qendrimet e tyre ndaj opozites. Ata deklaruan se edhe perfaqesuesit opozitare ne KQZ kane bojkotuar mbledhjet si pasoje e nje vendimi politik por Zguri shtoi se pavaresisht vendimit te djeshem te KQZ-se ai mirepret serish qe opozita te propozoje komisioneret e saj. Jo vetem do ta mireprisja kete vendim por dhe do ti jepja voten time - tha Zguri. Por shtoi ai nuk mund te pengohet procesi me justifikime te kota. Ne kete kuader ai permendi edhe reagimet per letren e kreut te KQZ-se Ristani drejtuar Kuvendit ku e informon per mbushjen e moshes se pensionit nga nenkryetarja Deshira Subashi. Zgjedhjet mund te behen edhe pa Klement Zgurin apo pa nje anetar apo nje tjeter sic eshte dhe nenkryetarja Subashi. Ajo ishte edhe ne zgjedhjet e vitit 2009 dhe ne shume procese zgjedhore te tjera por kjo nuk i dha fitoren opozites - tha ai. Pas ketyre argumenteve KQZ vendosi miratimin e shpalljes se vendeve vakante. Bazuar ne nenin 21 pika 1 neni 29 dhe pika 8 e ligjit nr. 10019 date 29.12.2008 Kodi Zgjedhor i Republikes se Shqiperise Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi 1. Te shpalle vakant vendin e anetarit te katert te KZAZ-se nr. 2. 2. Personat e interesuar per kete pozicion te cilet plotesojne kriteret e nenit 30 dhe 31 te Kodit Zgjedhor te dorezojne dokumentacionin prane KQZ-se brenda dates 27.2.2011. 3. Shpallja e vendit vakant te percaktuar ne piken 1 te ketij vendimi te botohet ne tri gazetat me tirazhin me te madh per tri dite - thuhet ne vendimin e miratuar dje nga KQZ-ja. Ne te njejten menyre u vendos dhe per 32 KZAZ-te e tjera me numer cift ku sipas shortit te hedhur pak kohe me pare PS do te kishte shumicen e anetareve. Nderkohe qe e njejta procedure u ndoq edhe per zgjedhjen e sekretareve por kete here mungonin ata ne zonat cift.
Kodi Zgjedhor
Neni 29
Perberja e KZAZ-se
8. Kur vendi i nje anetari ose sekretarit te KZAZ-se mbetet vakant ne diten e zgjedhjeve propozimi ne KQZ duhet te dorezohet jo me vone 3 ore nga casti i krijimit te vakances. Ne rast se subjektet me te drejte propozimi nuk propozojne kandidature ne KQZ kjo e drejte i kalon partive politike te te njejtit grupim qe vijne pas tyre ne Kuvend per nga numri i vendeve te fituara ne Kuvend ne zgjedhjet pararendese. Nese edhe keto parti nuk propozojne anetare KQZ-ja emeron kryesisht anetaret e KZAZ-se deri ne plotesimin e numrit te nevojshem te anetareve per vendimmarrje.
Neni 30
Papajtueshmerite me detyren e anetarit dhe te sekretarit te KZAZ-se
Anetari dhe sekretari i KZAZ-se nuk mund te jene
a deputete ose kandidate per deputete ne Kuvend
b kryetare te bashkive ose komunave
c ushtarake punonjes te strukturave te Policise se Shtetit ose te Sherbimit Informativ Shteteror ose
c anetare apo sekretare te nje komisioni tjeter zgjedhor.
Neni 31
Kushtet per emerimin e anetarit dhe te sekretarit te KZAZ-se
Anetar dhe sekretar i KZAZ-se mund te emerohet cdo person qe ploteson kushtet e meposhtme
a gezon te drejten per te qene zgjedhes
b ka arsim te larte dhe ne rastin e sekretarit te jete jurist
c eshte me vendbanim brenda zones zgjedhore perkatese
c nuk eshte denuar me vendim gjyqesor te formes se prere per kryerjen e nje krimi
d ndaj tij nuk eshte marre mase disiplinore ne proceset zgjedhore te meparshme.
Shpallja e vendeve vakante OSBE mbeshtet KQZ-ne Vendim i duhur
OSBE mirepret vendimin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per plotesimin e vendeve vakante ne Komisionet Zonale te Administrimit te Zgjedhjeve. Kreu i OSBE-se ne vendin tone ambasadori Eugen Wollfarth reagoi menjehere pas vendimit te KQZ-se duke e konsideruar kete si nje perpjekje per te cuar perpara pergatitjet per zgjedhjet vendore te 8 majit. Shpallja publike e vendeve vakante ne KZAZ qe duhen plotesuar se shpejti eshte nje hap i rendesishem dhe vendimtar ne garantimin e transparences se plote te procesit zgjedhor ndaj qytetareve - tha ambasadori Wollfarth. Ai u beri thirrje partive te behen pjese e procesit. Une e mirepres kete hap dhe dua te ve ne dukje se ai u be i nevojshem vetem pasi disa parti refuzuan te marrin pjese ne procedurat demokratike ne baze te rregullave qe i kishin bashkehartuar dhe miratuar vete. Sipas Kodit Zgjedhor partite politike duhet te kishin paraqitur propozimet per komisionere brenda 24 janarit dhe KZAZ-te duhet te ishin ngritur brenda dates 7 shkurt 2011. Ambasadori Wollfarth perseriti gatishmerine e Prezences se OSBE-se per te mbeshtetur institucionet shqiptare ne zgjedhjet e ardhshme.
Vendimi i KQZ-se LSI Askush nuk mund ti bllokoje zgjedhjet
Vendimi i KQZ-se per ti hapur udhe ne menyre ligjore realizimit te procesit zgjedhor te 8 majit per LSI-ne eshte pa dyshim veprimi i duhur eshte pergjigjja ligjore per gjithe veprimtarine antiligjore dhe ne kundershti edhe me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it per te realizuar zgjedhje korrekte zgjedhje te lire te ndershme dhe te pakontestuara. Sipas sekretarit te Pergjithshem te kesaj partie Luan Rama LSI e mbeshtet kete vendim sepse eshte nje vendim i bazuar ne ligjin apo ne Kodin Zgjedhor te miratuar nga Partia Socialiste dhe Paria Demokratike. Aq me teper qe eshte propozim i bere nga vete Partia Socialiste dhe nga ana tjeter celja udhe e realizimit ne perputhje me Kodin Zgjedhor te zgjedhjeve te 8 majit eshte edhe pergjigjja me e mire per cilindo qe synon apo tenton te imponohet per te mos realizuar ne kohe zgjedhjet ne funksion te mbajtjes ne menyre antikushtetuese te ombrelles se pushtetit korruptim ku ka fshehur koken cilido kryetar bashkie qofte ai.
Realizimi i zgjedhjeve te 8 majit nuk eshte ceshtje deshire apo trilli individual. Nuk eshte ceshtje e qejfit te nje kryetari bashkie apo tjetrit. Eumlshte detyrim kushtetues ne zbatim te Kushtetutes dhe afateve kushtetuese te mandatit te te zgjedhurve lokale - deklaroi z. Luan Rama.