E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama gjen alibine Te ike Berisha ose zgjedhje te reja

Kreu i PS-se paralajmeron pershkallezim te demonstratave. Rama Demonstratat edhe me te fuqishme

Kreu i Partise Socialiste Edi Rama paralajmeroi dje se demonstratat popullore te opozites do te vazhdojne te pershkallezohen deri ne largimin e qeverise dhe zhvillimin e zgjedhjeve te reja. Ndryshe nga disa deklarata te meparshme kete here kryesocialisti percaktoi qarte ne fjalen e tij se protestat e ardhshme te opozites do te jene edhe me te fuqishme duke dale edhe nje here hapur kunder rekomandimeve te ardhura nga nderkombetaret per zgjidhje te ngercit politik ne rruge institucionale. Saliu duhet te largohet sepse pushket e qeverise kane vrare qytetare dhe njezet vjet pas renies se diktatures per hapjen e zjarrit te pushkes mbi popullin ne demonstrate nuk ka vetem nje pergjegjesi ligjore ne fund te nje hetimi e gjykimi per ate qe gjuan po ne krye te heres ne radhen me te pare ka nje pergjegjesi politike per ata qe qeverisin. Saliu dhe e tere kjo qeveri e kthyer ne nje regjim vrastar kusarie duhet ta mbaje kete pergjegjesi politike. Dhe populli duhet te zgjedhe lirisht me zgjedhje te reja te lira dhe te ndershme nje qeveri te njerezve me njerezit dhe per njerezit. Ja pse demonstratat popullore do te vazhdojne edhe me te fuqishme. Deri ne largimin e qeverise - tha Rama. Duke e cilesuar mitingun festiv te mazhorances te organizuar ne kuader te 20-vjetorit te renies se bustit te ish-diktatorit si nje sulm ndaj opozites kreu i socialisteve theksoi se Kryeministri i vendit duhet te largohet pasi sipas Rames pushteti i tij eshte nje monument i dhunes e i kusarise qe e pengon Shqiperine te zhvillohet. Ne njezete shkurtin e njezete pas rrezimit te monumentit te diktatorit komunist Shqiperia pa mitingun e radhes te pushtetit kunder opozites dhe degjoi te sharat e radhes qe nje njeri i diktatures se vjeter te komunizmit u beri opozitareve ne emer te diktatures se re te korrupsionit. Saliu duhet te largohet sepse njezete vjet pas renies se monumentit te diktatorit te vjeter pushteti i tij eshte nje monument i dhunes kusarise e presionit qe e pengon Shqiperine te zhvillohet dhe varferon e papuneson perdite shqiptaret. Ja pse demonstratat popullore do te vazhdojne edhe me te fuqishme. Paqesisht por vendosmerisht - u shpreh kryesocialisti. Nderkaq Rama deklaroi se Berisha i ka zene rrugen mireqenies e per kete arsye jane vjedhur 1280 pasuri te shqiptareve. Saliu duhet te largohet sepse shqiptaret smund te mbajne njezet vjet pas renies se diktatures se shtetezimeve nje diktature kusaresh qe grabisin ne dy muaj 1280 pasuri te Shqiperise - tha ai. Po ashtu krejtesisht agresiv ne percaktimet e tij Rama i cilesoi si turme qytetaret qe moren pjese dje ne manifestimin festim duke theksuar se ata kane ardhur nga rrethet me listat e administrates. Degjuam dje te sharat e radhes qe Kryeministri beri ne emer te diktatures se korrupsionit. Saliu i kendoi dhunes perpara nje turme te mbledhur nga kater anet e vendit me listat e administrates. Njesoj si njezet vjet me pare. Edhe per kete Saliu duhet te largohet. Ja pse demonstratat popullore do te vazhdojne edhe me te fuqishme - nenvizoi ai. Kryesocialisti Rama ritheksoi edhe nje here tjeter dje ne konferencen per shtyp se opozita do te vazhdoje demonstratat e saj deri ne largimin e qeverise dhe zhvillimin e zgjedhjeve te parakohshme. Madje kete here ne kundershtim te plote me thirrjet e nderkombetareve per dialog politik Rama paralajmeroi se te tilla protesta do te pershkallezohen e do te behen edhe me te fuqishme.

PD Rames Mos u fshih perballu ne garen e 8 majit

Demokratet ftuan dje kryetarin e Bashkise se Tiranes Edi Rama ne perballjen elektorale te 8 majit duke i bere te qarte se qytetaret e Tiranes do ti japin pergjigjen e merituar. Zedhenesja e PD-se Albana Mustafaraj akuzoi dje se Edi Rama autori i pucit te 21 janarit me gjuhe ordinere dhe ne deshperim te thelle ndermori sulmin e radhes kunder Kryeministrit dhe familjes se tij. Jam ketu per ti thene Edvin Kristaq Rames se me sharjet ordinere qe perdor nuk mund te mbulosh faktin se ke qene bashkaksioner me klanin Gina me te cilin ke ndare krimet drogen pasurine e shtreterit. Je akuzuar ne prokurori si bashkepunetor me Aldo Baren dhe nga Kadriovski si i implikuar ne vrasje. Me gjuhen e urrejtjes ndaj Kryeministrit e familjes se tij nuk mund te mbulosh faktin e mohimit te atesise e bukes per djalin tend e as dhunimet e grave te radhes - deklaroi Mustafaraj. Me shpifje e trillime - shtoi ajo - per Kryeministrin e femijet e tij nuk mund te futesh ne thes shtatoren e turpit te korrupsionit qe ke ngritur ne Bashkine e Tiranes duke e renditur ate ne vendin e 3 ne bote per lejet e ndertimit. As me sharje e as me shpifje nuk mbulon dot qytezen Delijorgji me 52 pallate kontraten qindra e miliona euro te liqeni shifrat qesharake te tokes te Tajvani ne qender te Kryeqytetit e as ndarjen e 70 te lejeve te ndertimit me dy bashkepunetoret e tu me te afert apo akuzat direkte per kerkesat per 1 milion euro per nje leje ndertimi qe te jane adresuar nga vete ndertuesit e Tiranes. Me kete gjuhe nuk u mbulon shqiptareve ate cka bere per te penguar liberalizimin e vizave. Qytetaret e Tiranes do te te japin me 8 maj pergjigjen qe meriton por kij kurajo e perballu duke mos u fshehur - deklaroi zedhenesja demokrate Albana Mustafaraj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›