E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formacionet e ekipeve në 1/8 e Champions League

Mbrëmja e sotme do të jetë një mbrëmje e Champions League, por për Interin do të ketë një domethënie shumë më të madhe se një çerekfinale, pasi zikaltërit do të përpiqen të shërojnë “plagët” e humbjes në derbi.
 

Arsyet që lejojnë tifozët interistë të jenë optimistë janë të shumta. Në radhë të parë, Leonardo nuk do të rikthejë në fushë atë formacion “vetvrasës” të përdorur në derbi, një 4-2-4 fantazi.
 

Në ndeshjen tjetër që do të zhvillohet paralelisht në mbrëmje, Reali do të marrë zemër nga rikuperimi në kohë i Cristiano Ronaldos dhe Xabi Alonsos, të padisponueshëm në humbjen e dhimbshme në shtëpi përballë Sporting Gijonit.
 

Mourinho ka bërë të qartë se në ndeshjen e parë, do të jetë shumë më e rëndësishme që të mos pësosh gol se sa të shënosh, por sipas kompanive të basteve, ekzistojnë shanse të mira që madrilenët të “hipotekojnë” kualifikimin që në “Bernabeu”.

Sipas "Reuters" formacionet e mundshme të ndeshjeve të çerekfinaleve janë këto:

Inter-Schalke
Inter (4-4-2): Cesar; Maicon, Ranocchia, Chivu, Zanetti; Motta, Stankovic, Cambiasso, Sneijder; Milito, Eto`o. Tr. Leonardo
Schalke (4-4-2): Neuer; Uchida, Howedes, Metzelder, Sarpei; Matip, Papadopoulos, Farfan, Boumjohann; Raul, Edu. Tr. Rangnick

Real Madrid-Tottenham
Real M. (4-5-1): Casillas; Ramos, Pepe, Carvalho, Marcelo; Khedira, Alonso, Di Maria, Ozil, Ronaldo; Adebayour. Tr. Mourinho
Tottenham (4-5-1): Gomes; Corluka, Dawson, Bassong, Assou-Ekotto; Huddlestone, Modric, Lennon, Van der Vaart, Bale; Crouch. Tr. Redknapp

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›