E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ, shqyrton nesër ankimimin për Fierin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, vendosi që ditën e nesërme të shqyrtojë ankimimin e PS-së dhe PD-së për qarkun e Fierit. Me 4 vota pro dhe 3 kundër, KQZ-ja vendosi të shqyrtojë bashkë ankimimin e të dyja partive.
Në mbledhjen e saj të pasdites, në KQZ është shqyrtuar kërkesa e PD-së për ankimim të rezultatit në qarqet e Lezhës së Fierit dhe me shumicë votash është miratuar kjo kërkesë.
Si përfaqësues juridik i PS-së , Genc Gjoncaj ka kërkuar që dy kërkesat për ankimim të të rezultatit në qarkun e Fierit , pra nga PS-ja dhe PD-ja të mos shqyrtohen së bashku, por e hedhur në votim kjo kërkesë është refuzuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›