Ambasadori Withers takim me kreun e KQZ, Ristani
TIRANË- Ambasadori amerikan në vendin tonë, Withers ka zhvilluar pak më parë një takim me kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani.
Takimi është zhvilluar në institucionin qendror të zgjedhjeve, vetëm një orë para se ky institucion të marrë në shqyrtim ankimimin e Partisë Socialiste për 9 kutitë e KZAZ 20 në Fier. Kuti, ku kjo parti pretendon edhe mandatin e 9 të saj, pa të cilin ka njoftuar se nuk do të njohë zgjedhjet.
Withers është pritur në hyrje nga zëdhënësi i KQZ, Leondard Olli e më pas ka zhvilluar një takim kokë me kokë me Ristanin, pa praninë e mediave.
Mësohet se takimi ka zgjatur rreth 30 minuta e në fund të tij, askush nuk ka dalë me ndonjë deklaratë për mediat.
Burime të brendshme, bëjnë me dije se Withers ka treguar interes për animimet e ardhura në adresë të KQZ-së si dhe me administrimin e zgjedhjeve, ecurinë e procesit para, gjatë dhe pas zgjedhjeve.