E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS paralajmëron braktisjen e KQZ: Ristani, vegël e Berishës

TIRANË- Partia Socialiste ka paralajmëruar sot se do të braktisë KQZ-në nëse
kreu i saj, Arben Ristani përsërit skenën e sotme dhe gjuhën që ajo e ka quajtur rrugaçërore.
"Ky zotëri, sot i kthyer në gardian të burgut ku Sali Berisha kërkon të kyçë të vërtetën e 28 qershorit, është fytyra e këtyre zgjedhjeve të damkosura me turpin e mungesës së plotë të standardeve"- tha zëdhënësja e PS-së, Armela Imeraj, gjatë një deklarate për shtyp.
Sipas saj, Partia Socialiste e dënon publikisht këtë KQZ të kthyer në një vegël qorre të pushtetit të Sali Berishës dhe paralajmëron braktisjen e tij, në rast se zoti Ristani do ta përsërisë këtë turp të pashembullt që bëri sot.
Ajo ka kujtuar edhe njëherë se Ilir Meta u bë paterica e Berishës me votat e atyre që e rrëzuan atë në 28 qershor.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›