E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ shqyrton sot ankimimet për Tiranën

Katër kërkesat, që i përkasin dy Partisë Socialiste, një Partisë Demokratike dhe një Partisë Popullore të Pensionistëve, sipas KQZ-së kanë të njëjtin subjekt: kundërshtimin e tabelës përmbledhëse dhe kundërshtimin e rezultatit për bashkinë e Tiranës, ndaj u ra dakord që ato të shqyrtohen së bashku.

PD, në ankimimin e saj, dorëzuar dy ditë më parë, i kërkon KQZ-së të rivlerësojë dhe rinumërojë votat e kontestuara, të hedhura në një numër kutish gjatë procesit të votimit në Tiranës, më 8 maj.

Ndërsa kërkesa e PS-së ankimon tabelën e rezultatit për Tiranën si dhe tabelën e rezultatit për KZAZ nr. 49. njësia 5. /Start/

                                                                                             2011-05-30 06:37
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›