E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkencëtarët analizojnë kastravecët vdekjeprurës

Mendohet se kastravecë të kontaminuar janë importuar nga Spanja, por teste të tjera po kryen akoma. Gjermania ka regjistruar 1 200 të konfirmuar ose të dyshuar me “Escherichia Coli” deri më tani.

Ndërkohë, raste të dyshuara janë regjistruar në Suedi, Danimarkë, Holandë dhe Britani të Madhe, Gjermania pritet të mbaje bisedime lidhur me epideminë që po kërcënon Evropën.

Një grua është shtruar në spital në Poloni ditën e sotme. Ajo thuhet të jetë në gjendje të rëndë pasi është kthyer nga një udhëtim në qytetin e Hamburgut në Gjermani, qytet i cili ka numrin më të madh të të infektuarve.

Autoritetet në Republikën Çeke, Austri dhe Francë kanë hequr nga dyqanet kastravecët e transportuar nga Spanja. Autoritetet çeke theksuan se kastravecë të kontaminuar mund të jenë eksportuar po ashtu edhe në Hungari dhe Luksemburg.

Një zëdhënëse e BE-së theksoi se dy sera të dyshuara si burime të kastravecëve të kontaminuar janë mbyllur dhe janë vënë nën hetim për të vërtetuar nëse me të vërtetë epidemia e ka origjinën atje apo diku tjetër.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-05-30 15:15
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›