E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ shqyrton sot kërkesat ankimore për Lezhën dhe Shkodrën

19-07-2013 / Gazeta 55

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyrë për në orën 18:00 vendimin për kërkesat ankimore të dy partive, PS dhe PD për Lezhën si dhe kërkesën ankimore të Partisë Republikane për Shkodrën. KQZ përfundoi dy ditë më parë rinumërimin e votave të 10 kutive të KZAZ-së Nr.13, që i përkasin qarkut të Lezhës, kurezultoi mospërputhje e votave, edhe mes atyre të raportuara nga grupet e numërimit në sistemin elektronik të KQZ-së për këto qendra, mbi bazën e të cilave u bë edhe ndarja e mandatit. Vendimi i KQZ-së i 10 korrikut ndryshoi raportin e mandateve mes koalicioneve, 4 me 3, në favor të koalicionit të djathtë. Partia Demokratike kërkon rivlerësim të tabelave të rezultateve të tyre, pasi mungojnë tabelat origjinale ndërsa PS kërkon pavlefshmëri në 6 qendra të votimit në këtë qark, pasi, sipas tyre, fletët e votimit ishin më të shumta në numër se sa ai i votuesve që kishin marrë pjesë në proces. Ndërkohë, Partia Republike synon një mandat në Shkodër.

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë takim me aktorë lokalë në Gjirokastër

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë gjatë një takimi në qarkun e Gjirokastrës me aktorë lokalë, ka diskutuar mbi vëzhgimin e zgjedhjeve dhe monitorimin e këtij procesi.
Në këtë fazë Koalicioni është duke nxitur një debat kombëtar, ku qytetarë dhe grupe të ndryshme interesi i kërkojnë KQZ-së dhe institucioneve kryesore që luajnë rol në proces, të zbatojnë Kodin Zgjedhor deri në momentin e certifikimit të zgjedhjeve. Konkretisht ne Gjirokastër, qark ku vëzhguesit kanë evidentuar parregullsi të shumta por që palët thanë se nuk e dëmtuan procesin, aktorët lokalë nënvizuan se Kodi Zgjedhor është rregullatori i procesit dhe shkon përtej dakordësive të palëve pjesëmarrëse në garë. Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë ka kërkuar që legjitimiteti të mos përdoret si një mjet për cënimin e ligjshmërisë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›