E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama gjezdis nëpër Europë duke sharë Shqipërinë

19-07-2013 / Gazeta 55

Nga Londra në Romë, Edi Rama s’pushon së etiketuari Shqipërinë si një shtet të falimentuar e shqiptarët si një racë e korruptuar dhe e pabindur, e cila ka nevojë të disiplinohet. Sjellja skandaloze e kreut të PS të kujton një politikan që mbijeton veç në situata krize dhe që fatin e vet kërkon ta ngrejë duke baltosur bashkatdhetarët e tij

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama udhëtoi në Londër dhe Romë për të shpjeguar arsyet e fitores së tij të pabesueshme. Në cilësinë e kryeministrit të zgjedhur të Shqipërisë, Edi Rama ishte i ftuar i gazetares Sarah Montague në emisionin politik të BBC-së, “HARDtalk”, në të cilin Edi Rama konfirmoi se sharja e vendit të tij ka qenë një sipërmarrje politike. Gazetarja Sara Montague e nisi  bisedën e fortë me Edi Ramën duke i kujtuar atij se ka përshkruar në vitin 2003 se Shqipërinë si “ toka e prostitutave dhe emigrantëve të jashtëligjshëm”. Edi Rama i është përgjigjur kësaj pyetje duke thënë se, “Kjo është diçka që e kam thënë në vitet 90”. Por gazetarja britanike Montague i thekson se, “Në fakt e keni thënë në vitin 2003”. Në këtë moment Edi Rama ndryshon regjistër duke e konfirmuar: “Mbase por ka qenë shumë kohë më parë atëherë kur ky stereotip i vazhdueshëm ishte tepër shqetësues për shqiptarët dhe për një popullsi që nuk e meriton të përshkruhet në këtë mënyrë. por në të njëjtën kohë nuk është një imazh edhe aq i pamerituar dhe kemi bërë pak për ta luftuar këtë imazh”. Me një llaf, Edi Rama po thotë në sytë e londinezëve se qytetarët shqiptarë që shkojnë çdo ditë në punë dhe punojnë ndershëm se e meritojnë të quhen “toka e prostitutave dhe emigrantëve të jashtëligjshëm”. Atij nuk i vjen turp. Përkundrazi, Edi Rama shprehet se, “ne kemi një shtet që nuk funksion”. Ndër të tjera, gazetarja e bëri prezantin e Edi Ramës si kryeministri që vjen nga vendi më i varfër dhe i korruptuar i Europës. Kjo klishe është një produkt i një fushate të pashembullt të përmbysjes së realitetit të cilën Edi Rama përpiqet t’i shpëtojë me fjalët se, “është sistemi që korrupton njerëzit dhe jo e kundërta”. Sipas tij, Shqipëria në vend që të ecë përpara ka bërë hapa prapa në lidhje me korrupsionin duke kaluar nga vendi i 106 në atë të 137. Megjithatë ajo që ra në sy ishte spërdredhja e gjuhës së Ramës kur gazetarja e BBC pyeti sesi, PS nuk pati ndonjë sukses të madh në zgjedhjet e tanishme në krahasim me zgjedhjet e kaluara. Ndryshimi ka qenë një vend më shumë në parlament, por ishte LSI që nga 4 vende mori 16 në këto zgjedhje dhe i dha mbështetjen kryesore të majtës. Si është e mundur - tha gazetarja Montague - që një aleati i Ramës akuzohet për korrupsion dy vite më parë dhe ishte ky shkaku që PS dhe Edi Rama organizoi protesta masive që përfunduan tragjikisht me 4 të vrarë para zyrës së kryeministrit Berisha, të marrë kaq shumë vota dhe për më tepër të bëjë koalicion me PS? Edi Rama u mek, mori kohë të përgjigjej. “Është gjithçka e vërtet, por në të njëjtën kohë është po ashtu e vërtetë që duhet të ecim përpara”, iu përgjigj Edi Rama duke rikthyer një formulë të vjetër të çorbës së vjetër. Ndërsa për 21 janarin, Edi Rama u shpreh se “Vendimi për 21 janarin ishte i tmerrshëm dhe një farsë”. Duke u ndalur tek situata ekonomike, kryesocialisti nënvizoi se, “Ne po presim për një program të veçantë nga FMN dhe BB, shpresojmë që ky program të dalë para se të hartohet buxheti i ri. Jam i bindur që do paraqesë situatën reale të ekonomisë sonë”. Sido që të jetë, ajo që ngeli nga intervista tek BBC e Edi Ramës ishte fakti që klisheja e prodhuar prej tij, është akoma sot e kësaj ditë një gënjeshtër që e ka kthyer imazhin e Shqipërisë si një vend prostitutash, trafikantësh dhe të korruptuarish. Ky demonizimin i Edi Ramës i nisur herët, në 2003, ka një impakt të tmerrshëm në imazhin dhe perceptimin e vendit. Papërgjegjshmëria e Edi Ramës në opozitë e ka bërë vendit tonë në objekt klishesh të turpshme. Imagjinoni perceptimin e vendit me një kryeministër që sillet si një artist i dështuar me ngjyrat që kërkon të qeverisë një vend në kulmin e fuqisë së saj intelektuale dhe materiale.   

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›