E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ vendos të hapë të gjitha kutitë e qarkut të Lezhës

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vendos të thellohet hetimi për qarkun e Lezhës duke hapur të gjitha kutitë. Vendimi është marrë me 4 vota pro nga anëtarët e KQZ-së ndërsa ky vendim është kundërshtuar ashpër nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste në komision.

Më herët, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vendosi të pranojë kërkesën e Partisë Socialiste për verifikimin me anë të sistemit TIMS të votuesve, për të cilët dyshohet se nuk kanë qenë në Shqipëri ditën e votimit, por rezultojnë pjesëmarrës në proces.

Situata pas hapjes së kutive për Lezhën ishte dramatike, kishte një disbalancim të proceverbalëve me numrin e votuesve dhe kjo tregon se sistemi i numërimit të votave nuk ka funksionuar theksoi Zguri.

Ndërkaq, KQZ refuzoi kërkesën tjetër të PS, për verifikimin e firmave të votuesve në 6 qendra në qarkun e Lezhës.

KQZ pritet të marrë sot një vendim për qarkun e Lezhës, pas shqyrtimit të ankimimit të forcave politike.

Në mbledhjen e zhvilluar ditën e djeshme, KQZ nuk arriti në vendimmarrje pasi forcat politike paraqitën pretendimet.  Partia Demokratike ka kërkuar rivlerësim përfundimtar të rezultatit për këtë qark, ndërsa PS kërkon që KQZ të shpallë pavlefshmëri totale të zgjedhjeve në qarkun e Lezhës.

Në bazë të provave faktohet se në disa qendra votimi në Lezhë ka patur manipulime.

vijon…

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›