E Diel, 1 Nëntor 2026

Në 10 kuti 706 vota të vjedhura. Ky është pushtet mbi vota të vjedhura!

19-07-2013 / Gazeta 55

Reagim i kryeministrit Sali Berisha

“Nga hapja e 10 kutive të votimit dhe nga verifikimi i tabelave të rezultateve të qarkut të Lezhës doli se Edi Rama me bosët e drogës dhe krimit kishte vjedhur me falsifikim tabelash dhe mashtrim në numërim 706 vota”

Kryeministri Sali Berisha, duke komentuar procesin e rinumërimit të votave të 10 qendrave të votimit të cilat i përkasin qarkut të Lezhës deklaron se u zbardh manipulimi i rezultateve zgjedhore. Në një mesazh në Facebook, kreu i qeverisë thotë se nga hapja e 10 kutive u konstatuan 706 vota të vjedhura. “Ky është pushtet me vota të vjedhura”- tha Berisha. “Të dashur miq, nga hapja e 10 kutive të votimit dhe nga verifikimi i tabelave të rezultateve të qarkut të Lezhës doli se Edi Rama me bosët e drogës dhe krimit kishte vjedhur me falsifikim tabelash dhe mashtrim në numërim 706 vota. Në 10 kuti 706 vota të vjedhura. Ky është pushtet mbi vota te vjedhura! Ky është ndryshim! Vjedhje votash me drogë dhe trafiqe!”, vijon kryeministri Sali Berisha. Reagimi i kryeministrit Berisha i referohet rinumërimit nga KQZ të votave të KZAZ-së Nr.13 në qarkun e Lezhës, ku rezulton një masakër elektorale e padëgjuar më parë. Tjetër ka qenë vullneti i votuesve dhe tjetër rezulton në tabelat e QV. Vota për PD-në i është llogaritur në rezultat PS-së, përmes falsifikimeve antiligjore. Kjo tregon dhe format e shëmtuara me të cilat PS dhe koalicioni i saj kontrolluan procesin e votimit dhe numërimit gjatë dhe pas 23 qershorit. Vjedhje, mashtrime dhe falsifikime. Kjo është mazhoranca e re!
Manipulimi në kutitë e Lezhës, votat për PD-në dhe LSI-në kishin shkuar në favor të PS/Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar hapjen e kutive të votimit për qarkun e Lezhës, me problematiku i këtyre zgjedhjeve. Në sallën e mbledhjeve të KQZ, u rinumëruan votat e 10 kutive, për të cilat Partia Demokratike kërkon rivlerësim të tabelave të rezultateve të tyre. Rinumërimi dëshmoi në sallën e KQZ-së, manipulim të rezultatit në këto qendra edhe nga grupet e numërimit, teksa diferenca arriti në 706 vota për koalicionin e djathtë. Është detyrë e institucioneve të administrimit të zgjedhjeve që të hetojnë dhe konstatojnë parregullsitë në numërim në të gjitha ato KZAZ ku ka indice të këtij lloj manipulimi
Mandati i 4-t i PD, KQZ vendos sot për qarkun e Lezhës/Masakra elektorale e Lezhës duket se është vetëm maja e ajsbergut e asaj që ka ndodhur në 23 qershor. Kur kanë kaluar më shumë se 3 javë nga zgjedhjet parlamentare dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po administron ankesat e partive politike, e vërteta po del në shesh. Qarku i Lezhës ofron batërdinë e tmerrshme, vjedhjen e votave ditën për diell në favor të Partisë Socialiste. Vetëm në një KZAZ, atë Nr.13 në Qarkun e Lezhës, realiteti flet për një deformim të tmerrshëm të vullnetit të votuesve. Kanë votuar PD-në, apo edhe LSI e PR, por votat janë “numëruar” për PS-në. Nga kutitë e hapura në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, që i përkasin 10 Qendrave të Votimit të qarkut Lezhë, rezultoi se PS i ka tjetërsuar votat jo vetëm Partisë Demokratike, por edhe aleates së saj kryesore në koalicion, LSI-së. Kësisoj, në QV Nr. 0770, Partia Socialiste, sipas rezultatit të miratuar nga KQZ, kishte 114 vota, por në këtë kuti votimi u gjetën vetëm 22 vota. Ndërsa PD-së nga sistemi elektronik i ishin lënë vetëm 28 vota, ndërsa nga kutia dolën 75 vota. Viktimë e tjetërsimit të votave ishte edhe LSI. Në këtë QV, LSI kishte sipas rezultatit në sistem 28 vota, por në kuti u gjetën 63 vota, që i ishin shtuar PS-së. Totalit të PS-së i ishin shtuar dhe 6 vota të PBDNJ-së, dhe 6 të PR-së, të cilat rezultonin me zero në rezultatin përfundimtar. Në qendrën e votimit nr. 0765, PS kishte sipas elektronikës 67 vota, por në kutinë e votimit dolën vetëm 39. I njëjti fenomen u vërejt edhe në QV me Nr. 0764, kur sërish PS kishte përvetësuar dhe votat e PD-së, PR-së dhe të aleates së saj, LSI-së. Krahasuar me sistemin elektronik, PS rezultonte sipas të dhënave të KQZ-së të kishte 149 vota. Mirëpo, nga hapja e kutive, rezultoi se në të vërtetë ishin vetëm 31 vota, nga 149 që u miratuan nga KQZ disa javë më parë. Në këtë tabelë rezultoi se totalit të PS-së i ishin shtuar dhe 29 vota të LSI. Kjo e fundit, sipas sistemit elektronik kishte 1 votë, por nga hapja e kutisë doli që ishin 30. të njëjtin fat kishte pësuar edhe PD, që në elektronikë kishte vetëm 5 vota, ndërsa në kuti dolën 34 vota. Po ashtu të manipuluara rezultuan dhe shifrat e republikanëve, të cilët sipas elektronikës kishin 1 votë, ndërsa në kuti dolën plot 44 vota. Në qendrën e votimit nr. 0765, PS kishte sipas elektronikës 67 vota, por në kutinë e votimit dolën vetëm 39. Votat i ishin hequr PD-së dhe PR-së. Në QV me Nr. 07081, pas rinumërimit PS kishte vetëm 89 vota, ndërsa në të dhënat e procesverbaleve ishin 189 vota. Kësisoj koalicioni i majtë ka fituar 172 vota vetëm nga manipulimi i votave. Por, kjo s’ndalet me kaq. Në sa KZAZ të 12 qarqeve të vendit ka ndodhur kjo formë e shëmtuar manipulimi të votave? Gjithsesi, është detyrë e institucioneve të administrimit të zgjedhjeve që të hetojnë dhe konstatojnë parregullsitë në numërim në të gjitha ato KZAZ ku ka indice të shtrembërimit të vullnetit të votuesve.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›