KQZ shqyrton sot kërkesën e Dritan Priftit si kandidat i pavarur
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të marrë sot në shqyrtim kërkesën e Dritan Priftit për t`u regjistruar si kandidat i pavarur.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e hënë, më datë 06.05.2013, ora 12:00 zhvillon mbledhjen me këtë rend dite: Shqyrtimi i Projekt-vendimit: Për regjistrimin e Z.Dritan Prifti, si kandidat i mbështetur nga zgjedhësit për zonën zgjedhore, Qarku Fier thuhet në njoftimin e këtij institucioni.
Disa ditë më parë, Prifti paralajmëroi se do të kandidojë për një mandat si deputet i pavarur në zgjedhjet e 23 qershorit duke mos u bërë pjesë e asnjë koalicioni.
Ai ka theksuar se vendimi për të kandiduar si i pavarur e ka marrë në konsultim me zgjedhësit e tij që e kanë zgjedhur prej 12 vitesh në Parlament.