E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ shtyn mbledhjen, nesër vendos për kodet e sigurisë

KQZ pritet të vendosë në mbledhjen e nesërme edhe për blerjen e kodeve te reja me elemente të tjera sigurie në sasinë 90 mijë copë. PS kërkoi shtyrjen për nesër të miratimit të pr/vendimit. 

TIRANE-  Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve shtyu për ditën e nesërme shqyrtimin e projekt-vendimit për miratimin e modelit të kutisë së votimit, kutisë së materialeve zgjedhore dhe kodeve të sigurisë që do të përdoren për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Ndonëse ka qenë në rendin e ditës, KQZ me kërkesë të përfaqësuesit të Partisë Socialiste Genc Gjoncaj shtyu për në mbledhjen e rradhës shqyrtimin e këtij projektvendimi. Gjoncaj kërkoi shtyrjen me arsyetimin se nuk është njohur në kohë me materialet që shoqërojnë këtë projekt vendim. Sipas projekt-vendimit, përmasat, transparenca dhe elementet e sigurisë në kutinë e votimit do të jenë të njëjta me ato që u përdorën për zgjedhjet vendore në 2007-ën, cka do të thotë se KQZ do të përdorë kutitë e 2007-es edhe në zgjedhjet e 28 qershorit. Kutite e vjetra do të rivihen sërish në perdorim pasi kanë rezultuar të përshtatshme dhe tepër të sigurta. Kodet e sigurisë që u përdorën për mbylljen e kutive të votimit në zgjedhjet lokale edhe pse janë në gjendje në magazinën e KQZ nuk do të përdoren në zgjedhjet e qershorit, pasi mund të përbëjnë rrezik për ecurine e procesit elektoral. KQZ pritet të vendosë në mbledhjen e nesërme edhe për blerjen e kodeve te reja me elemente të tjera sigurie në sasinë 90 mijë copë.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›