E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dueli Rama-Basha frenon numerimin vetem dy fitues per 11 minibashkite

Problemi i votave te hedhura ne kutite e gabuara ka shkaktuar konfuzion ne disa nga KZAZ-te e Tiranes ku po numerohen votat per kryetaret e njesive bashkiake dhe keshillave te ketyre njesive. Pretendimi i Partise Demokratike per te njohur si te vlefshme te gjitha ato vota per kryetarin e Bashkise se Tiranes qe jane hedhur gabimisht ne kutite per kryetaret e minibashkive ka ndezur debate ne disa qendra numerimi duke shkaktuar nderprerje dhe vonesa ne procesin e numerimit. Deri dje ne mbremje sipas te dhenave te publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vetem ne 2 prej 11 minibashkive kishte perfunduar numerimi i votave per kryetaret. Behet fjale per minibashkite numer 1 dhe numer 10 ku zgjedhjet e 8 majit nuk kane sjelle asnje surprize por kane rikonfirmuar ne postet qe mbanin Lindita Nikollen e Partise Socialiste dhe Blend Fugen e Partise Demokratike. Nga numerimi i deritanishem rezultatet me interesante jane ato te njesive bashkiake 3 4 dhe 6 ku vihet re nje trend pozitiv per sfidantet e tre kandidateve qe kerkojne rikonfirmimin ne postet qe mbanin. Ne minibashkite 3 dhe 6 Ilir Kokona dhe Luzhiana Abazaj jane ne dizavantazh ndersa kerkojne rimandatim perballe kandidateve te Partise Socialiste qe eshte ish-partia e tyre. Ne njesine 4 Vahid Kalaja i cili pretendonte mandatin e katert eshte ne veshtiresi perballe Hysen Xhures se PD-se qe vjen rishtas ne politike.

Njesia nr. 1
39 nga 39 kuti
Lindita Nikolla e Aleances per Qytetarin konfirmohet ne krye te minibashkise numer 1 ne kryeqytet duke u rikonfirmuar ne kete post me 1210 vota me shume se Agron Seseri i Aleances per Qytetarin

Njesia nr. 2
45 nga 54 kuti
Elez Gjoza i Aleances per Qytetarin eshte ne avantazh me 1070 vota kundrejt Artemon Cukalles se Aleances per te Ardhmen ne minibashkine nr. 2 qe ne mandatin e shkuar u takonte socialisteve

Njesia nr. 3
8 nga 32 kuti
Enver Sulollari i Aleances per te Ardhmen kryeson ne kutite e para me 150 vota ndaj Ilir Kokones se Aleances per Qytetarin i cili kerkon nje mandat te dyte ne minibashkine numer 3

Njesia nr. 4
15 nga 43 kuti
Hysen Xhura i Aleances per Qytetarin kryeson me 761 vota kundrejt Vahid Kalase se Aleances per te Ardhmen i cili kerkon ne keto zgjedhje mandatin e katert personal ne minibashkine numer 4

Njesia nr. 5
Pritet numerimi
Numerimi ne njesine bashkiake numer 5 nuk ka nisur ende per shkak te voneses ne numerimin e votave per kryetar bashkie. Jeta Seitaj e PS-se kerkon rikonfirmimin perballe Erisa Xhixhos se LSI-se

Njesia nr. 6
37 nga 51 kuti
Krenar Canollari i Aleances per te Ardhmen eshte ne avantazh me 923 vota kundrejt Luzhiana Abazajt te Aleances per Qytetarin qe kerkon rikonfirmimin ne krye te minibashkise numer 6 ne Kombinat

Njesia nr. 7
36 nga 50 kuti
Erion Koka i Aleances per te Ardhmen eshte ne avantazh me 793 vota kundrejt Krenar Alimehmetit te Aleances per Qytetarin ne minibashkine numer 7. Te dy kandidojne per here te pare

Njesia nr. 8
13 nga 30 kuti
Arben Tafaj i Aleances per Qytetarin eshte ne avantazh me 1552 vota kundrejt Sadi Vorpsit te Aleances per te Ardhmen. Tafaj eshte aktualisht kryetar i kesaj njesie bashkiake

Njesia nr. 9
3 nga 41 kuti
Ne kutite e para ne numeruara Armond Halebi i Aleances per te Ardhmen kryeson me 60 vota kundrejt kandidatit Indrit Fortuzi te Aleances per Qytetarin ne minibashkine nr. 9 qe drejtohet nga PS

Njesia nr. 10
25 nga 25 kuti
Blend Fuga i Aleances per Qytetarin fitoi nje mandat tjeter ne minibashkine numer 10 duke marre 1688 vota me shume se kandidatja Enada Alikaj e Aleances per te Ardhmen

Njesia nr. 11
26 nga 55 kuti
Haki Mustafa i Aleances per Qytetarin i cili kerkon rikonfirmimin ne minibashkine numer 11 kryeson me 918 vota kundrejt kandidatit Naim Asllani te Aleances per te Ardhmen

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›