KQZ shtyn për të shtunën shpalljen e rezultatit për Tiranën
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyrë për ditën e nesërme shpalljen e rezultatit për fituesin e bashkisë së Tiranës.
Sipas këtij institucioni, administrata po harton aktin, që përfshin në vetvete gjithë mbledhjen e votave të rinumëruara pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor në datë 13 qershor dhe shtimin e tyre në tabelën e rezultatit të përgjithshëm për kryetar Bashkie.
KQZ pritet që të shpallë Bashën fitues, i cili pas rinumërimit të votave, kryeson me 95 vota më shumë.
Partia Socialiste ka deklaruar se menjëherë sapo të shpallet rezultati nga KQZ, do të dorëzojë në Kolegjin Zgjedhor një padi të re.