Basha rikonfirmohet në krye të Bashkisë së Tiranës, PS gati ankimin
24/06/2011 KQZ përfundoi dje numërimin e votave të hedhura gabim. Sot shpallet tabela
Pas numërimit të 1793 kutive kandidati i djathtë kryeson me 95 vota më shumë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përfundoi dje procesin e numërimit të fletëve të votimit të shpërndara në 368 qendra votimi në Tiranë. Numërimi i djeshëm ka konfirmuar kandidatin e mazhorancës Lulzim Basha si fituesin e garës elektorale për kreun e Bashkisë së Tiranës të zhvilluar më 8 maj. Kështu, pas mbylljes së numërimit në KQZ Basha kryeson jo më me 81 vota, por me 95 vota më shumë ndaj kreut socialist Edi Rama. Pas hapjes së 1793 kutive u gjetën 498 fletë të vlefshme për kryetar të Bashkisë së Tiranës. Nga këto 256 shkuan në favor të kandidatit të djathtë Basha, ndërsa rivali i tij mori 242 vota të vlefshme. Diferenca pas përfundimit të numërimit të djeshëm është 14 vota më shumë për Bashën, të cilat, duke iu shtuar 81 votave të certifikuara më 25 maj, bëjnë që diferenca mes dy kandidatëve të jetë 95 vota plus për Bashën. Menjëherë pas mbylljes së numërimit të djeshëm zëdhënësi i KQZ-së, Leonard Olli, deklaroi se shifrat e dala këto 5 ditë do të përpunohen dhe më pas do ti shtohen tabelës përmbledhëse të rezultateve.
Problematikat
Nga kutitë e hapura gjatë këtyre 5 ditëve në KQZ është vënë re mungesa e shënimit të kodit të pestë të sigurisë në disa prej këtyre kutive. Kodi i pestë, që mbyll dritaren ku hidhen votat, ka shkaktuar debate e akuza të forta mes dy kampeve politike. Për këtë problem përfaqësuesit socialistë deklaruan se kjo ishte provë se në këtë proces mund të ketë dhe manipulime. Por pretendimet e tyre janë hedhur poshtë nga KQZ-ja duke theksuar se është pothuajse e pamundur të ndryshohet ky kod, sepse është një kod që është vendosur që në KZAZ. Një tjetër problematikë e hasur gjatë këtyre ditëve të numërimit në KQZ ishte dhe konstatimi i kutive të votimit që ishin dëmtuar gjatë transportimit të tyre nga magazina në Lundër deri në KQZ. Kutitë e thyera u bënë mollë sherri dy ditët e fundit në sallën e mbledhjeve të KQZ-së. Nga ana e saj opozita pretendoi se ato ishin dëmtuar qëllimisht, gjë që i bën ato kuti pa integritet. Por me hapjen dhe hetimin e kutive të thyera rezultoi se numri i fletëve të votimit korrespondonte me numrin e votuesve të regjistruar në procesverbalin e KZAZ-së.
Opozita në KQZ
Për përfaqësuesin ligjor të PS-së në KQZ Genc Gjonçaj procesi i numërimit të fletëve të hedhura gabim ishte i vështirë nga pikëpamja e organizimit. Nga ana tjetër, ai theksoi se procesi ishte qesharak dhe në çdo pjesë të tij tregoi parregullsitë. “Materialet zgjedhore u futën në procesin e këtij hetimi të pasigurta, të deformuara dhe me probleme të natyrave të ndryshme”, - përfundoi Gjonçaj.
Tabela e shpërndarjeve të votave pas numërimit të 1793 kutive të Tiranës
Njësia Basha Rama Kuti Diferenca
1 28 26 156 83
2 21 12 210 92
3 34 20 117 78
4 53 53 160 78
5 7 3 220 82
6 19 27 195 74
7 20 23 195 71
8 7 6 92 72
9 27 26 152 73
10 11 8 100 76
11 43 24 209 95
Fletë të numëruara për kryetar të Bashkisë Tiranë
Total Basha Rama
498
256 242
Socialistët kanë gati ankesën e radhës për në KQZ dhe Kolegj
Strategjia e PS-së drejt rivotimit në Tiranë
Oli Xhilaga
Partia Socialiste është e vendosur që të mos pranojë rezultatin e zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës. Madje, për të kundërshtuar një rezultat të tillë, kërkesa për pavlefshmëri të procesit pritet të jetë kryefjala e gjithë strategjisë që do të ndjekë në vijim opozita parlamentare. Ndërkohë, edhe pse paraprakisht është bërë gati ankesë-padia që do të kundërshtojë rezultatin që do të shpallë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përfaqësuesit socialistë do të presin fjalën e fundit të këtij institucioni për të nisur betejën ligjore.
Strategjia
Bashkia e Tiranës do të vijojë të jetë pa drejtuesin e saj. Kjo për vetë faktin se do të jenë nismat ligjore që do të marrë PS-ja ato që do të zvarritin shpalljen e kryetarit të ri për këtë post. Kështu, menjëherë pas nxjerrjes së rezultatit nga ana e KQZ-së, që e mbylli dje procesin e vlerësimit të votave të kontestuara, selia rozë do të depozitojë kërkesë-paditë e saj, ku mbron tezën për mosnjohjen e këtij rezultati. Njëkohësisht mësohet se pavarësisht vendimit që do të shpallë KQZ-ja, socialistët do të shkojnë drejt kërkesës për rivotim për kryetarin e ri të bashkisë së kryeqytetit. Kështu, nëse nga hapat ligjore që do të hidhen gjatë këtyre ditëve nuk do të arrihet që të certifikohet ai rezultat për Bashkinë e Tiranës që doli më 14 maj, ku Edi Rama udhëhiqte me 10 vota dhe që për socialistët është i vetmi rezultat i vlefshëm, atëherë qëndrimi i radhës do të jetë për zhvillimin e zgjedhjeve të reja për drejtuesin e kësaj bashkie. Megjithatë, edhe pse kërkesë-padia është formuluar tashmë nga përfaqësuesit ligjorë të PS-së, ajo do të bëhet me dije vetëm pasi KQZ-ja të shpallë rezultatin përfundimtar pas rivlerësimit të votave. Ndërkaq ajo që mbetet e sigurt është se Partia Socialiste do të ankimojë në KQZ mosrakordimin e shifrave mes votave dhe votuesve. PS-ja ka të drejtë që pasi KQZ-ja të hartojë tabelën përfundimtare të Tiranës, ta ankimojë brenda tri ditësh. Por qëllimi i socialistëve është Kolegji. Në Gjykatën e Apelit palët do të përballen sërish pasi KQ Z-ja brenda tri ditësh nga ankimi i PS-së të ketë dhënë vendimin. Kolegji ka sërish pesë ditë në dispozicion për ti kthyer përgjigje PS-së mbi mospërputhjen mes votave dhe votuesve në Tiranë, ankimim që në rastet e tjera kur Kolegji e ka pranuar si anomali ligjore, ka dhënë si vendim ripërsëritjen e zgjedhjeve në ato njësi.
Deklarata
Deputeti Fatmir Xhafa, njëkohësisht sekretar për çështjet ligjore në PS, vlerësoi sërish dje faktin se procesi i realizuar nga KQZ-ja është në kundërshtim të hapur me ligjin dhe cenon integritetin e zgjedhjeve në Tiranë. Sipas tij, ekzistojnë argumentet dhe faktet për pavlefshmëri të procesit zgjedhor në Tiranë. Megjithatë, strategjia e PS-së në Kolegjin Zgjedhor do të vendoset vetëm pas shpalljes së vendimit dhe tabelës së rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Eurodeputetja gjermane komenton situatën politike në vend
Pack: PS të dëgjojë zërin e OSBE–ODIHR-it për Tiranën
Eurodeputetja gjermane Doris Pack u shpreh dje e shqetësuar për pritshmëritë e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit evropian. Sipas saj, ngërçi politik po ndikon negativisht në imazhin e vendit. “Besoj se rreziku është i madh, sepse ajo çfarë pasqyron politika shqiptare në botën e jashtme do të ndikojë edhe në raportin e Komisionit të BE-së. Po ashtu duhet të mbajmë parasysh se refuzimi i opozitës për të bashkëpunuar për disa ligje në Shqipëri, për miratimin e të cilave janë të nevojshme edhe votat e tyre, mund të çojë në atë që nuk mund të plotësohen kushtet që duhen plotësuar. Ky është një problem që mbetet në fushën e opozitës”, - vuri në dukje Pack në fjalën e saj. Po në këtë linjë, eurodeputetja gjermane shtoi se “prej kësaj probleme do të ketë i gjithë vendi dhe opozita duhet ta mbajë parasysh që vetëm synimi për të rrëzuar qeverinë, gjë që është e kuptueshme kur je në opozitë, nuk mund të mbajë peng të gjithë vendin dhe unë mendoj se një gjë e tillë është e dëmshme”. Në vlerësimin e Pack, roli i BE-së është vetëm të drejtojë apele në adresë të palëve politike. “Ne mund të bëjmë apele, por disa prej apeleve injorohen. Megjithatë, unë e di që edhe në radhët e opozitës ka shumë njerëz të arsyeshëm, të cilët duan të vazhdojnë më tej dhe duan të marrin pjesë në procesin e bërjes së ligjeve, por në këtë mes ne vetëm mund të shpresojmë që ata do të arrijnë ta bindin opozitën që të marrë pjesë e gjitha në këtë proces. Por veçse të shpresojmë, skemi çtë bëjmë tjetër. Sepse ne nuk e kemi asnjë mundësi për të vendosur sanksione ndaj një partneri që nuk ka vullnet. Dhe prej kësaj vuan i gjithë vendi, për fat të keq.” Ndërkohë ndalur te procesi zgjedhor për Tiranën, Pack nënvizoi se “duhet të kemi besim tek ODIHR-i, nëse është dakord me procesin e ndjekur nga KQZ-ja. Pra, në rast se ODIHR-i dhe OSBE-ja e pranojnë vendimin e Komisionit Zgjedhor, atëherë opozita nuk ka asnjë shkak pse duhet të vazhdojë të bojkotojë parlamentin dhe të refuzojë dialogun”.
Zgjedhjet vendore të 8 majit
Rama vijon turin me të zgjedhurit socialistë
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, vijoi dje turin e tij të takimeve me bazën e kësaj partie. Kështu, pas Fierit ishte radha e të zgjedhurve vendorë të kësaj partie në qytete të tjera në Jug të vendit për të analizuar dhe vlerësuar lidhur me zgjedhjet vendore të 8 majit. Ndërkohë, siç ishte paralajmëruar, takimi me socialistet e Gjirokastrës, Tepelenës e Përmetit është zhvilluar me dyer te mbyllura, pa praninë e medieve. Në takimin e zhvilluar në qytetin e Gjirokastrës kryetari socialist shoqërohej nga kreu i Asamblesë se PS-së Gramoz Ruçi, i cili ndaloi para selisë së kësaj partie disa minuta për të takuar qytetarët e mbledhur përpara kësaj godine. Ndërsa Rama nga ana e tij nxitoi për në ambientet e degës së PS-së, ku anëtarësia priste për fillimin e mbledhjes. Njerëzve të mbledhur para zyrës së PS-së, që ndodhet në të njëjtën godinë me bashkinë, u është bashkuar për pak çaste edhe një grup turistësh të huaj, të cilët menduan se kishin të bënin me të tjerë vizitorë. Turi i Ramës në rrethe vjen vetëm pak ditë para rimbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së.