KQZ shtyn sërish miratimin e tabelës për Kukësin
Shtyhet sërish miratimi i tabelës së rezultatit zgjedhor për qarkun e Kukësit. Vendimi u mora nga KQZ-ja pas kërkesës së përfaqesuesve ligjor të PS-së e të LSI-së për të vijuar verifikimin e të gjitha tabelave të rezultateve në këtë qark .
Po ashtu KQZ-ja vendosi të numërojë votat në KZAZ-në numër 80 në Gjirokastër pasi tabela e rezultateve në këtë qark është e paplotësuar me votat e një qendre votimi.
Ndërkaq përfaqësusit politik kërkuan kohë që të njihen me tabelat e rezultateve për qarkun e Dibrës , Korçës, Beratit dhe Vlorës në mënyrë që në mbledhjet e ardhshme të miratohen të plota këto tabela.