KQZ sot vendimi per kerkesat e PD dhe PS

TIRAN- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do te vendose sot per kerkesat e reja ankimore te paraqitura nga Partia Socialiste dhe nga Partia Demokratike. Edhe pse pritej qe vendimi te merrej dje per shkak te debateve te shumta midis perfaqesuesve te forcave politike dhe te anetareve te ketij komisioni ndermjet tyre u vendos qe sot te shqyrtohen dokumentet qe jane kerkuar si prove materiale nga subjektet ankuese.
Qe ne fillim te seances PS dje PBPPSH kerkuan pezullimin e mbledhjes dhe shqyrtimit te ketyre ceshtjeve me pretendimin se e njejta kerkese po shqyrtohet momentalisht ne Kolegjin Zgjedhor. Duke qene se Kolegji eshte nje organ juridikisht me i larte se KQZ atehere sipas opozites duhet pritur vendimi i tij. Por kjo kerkese u hodh poshte nga ana e KQZ-se.
Ndersa KQZ do shqyrtoje sot edhe kerkesen e demokrateve te cilet edhe pse kane objekt te njejte ate te kundershtimit te tabeles permbledhese te rezultatit perfundimtar te shpallur nga KQZ kerkojne shqyrtimin dhe rivleresimin e 403 fleteve te votimit duke hapur 26 kuti.
Kerkesa per pezullim
Ne fillim te mbledhjes Partia Socialiste e perfaqesuar nga avokati Eno Bushi dhe Partia Bashkimi Popullor Pensionisteve Shqiptar e cila eshte pjese e koalicionit te majte kerkuan pezullimin e shqyrtimit nga ana e KQZ-se se dy kerkesave qe lidhen me tabelen permbledhese te njesise pese dhe te vendimin per nxjerrjen e rezultatit te votim per kryetar per Bashkine e Tiranes. Sipas Avokatit te PS Eno Bushi per shkak te lidhjes qe kane ceshtjet me njera tjetren dhe per shkak te gjykimit te vendimit per hapjen e kutive te votimit nga Kolegji gjykimi nga KQZ i dy kerkesave te PS per tabelen e njesise 5 dhe vendimit qe lidhet me rezultatin final eshte i panevojshem ne kete kohe.
Per kete logjike sipas selise roze shqyrtimi duhet te pezullohet. Kjo kerkese u kundershtua nga perfaqesuesit e Partise Demokratike. Avokati Ivi Kaso u shpreh se objektet e kerkesave te cilat jane ne shqyrtim nga KQZ nuk kane lidhje me ceshtjen nen gjykim nga Kolegji. Fakti i ankimimit ne Kolegj Zgjedhor nuk e kushtezon Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. Ata ankimojne vendimin 710 dhe 711 dhe kurrsesi ate 709 u shpreh Kaso.
Vendimi
Pasi degjoi te dyja palet KQZ hodhi ne vote propozimin per pezullimin e shqyrtimit. Sic eshte bere rutine keto muajt e fundit vendimi kishte nje rezultat te paracaktuar kater votat e mazhorances ishin kunder pezullimit ndersa tre votat e opozites pro tij. Pas kesaj KQZ vendosi te caktoje diten e stome per shqyrtimin e te gjitha provave qe subjektet politike kane kerkuar te administrohen si prove para se te merret vendimi perfundimtar nese do te pranohen ose do te rrezohen kerkesat e tyre.
Per Partine Demokratike u vendos qe te shqyrtohen provat e PD-se si tabelen qe kane fletet e votimit te kontestuara dhe shenimet perkatese ne faqen e procesverbalit te Librit te Protokollit te Mbledhjeve te KZAZ-se. Ndersa per Partine Socialiste u vendos qe te shqyrtohen edhe tabelat permbledhese te rezultateve per qendrat e votimit te KZAZ-ve te kryeqytetit Librat e protokollit te mbledhjeve te KZAZ per te cilat u mor vendim per ndryshimin e rezultatit dhe procesverbalet e gjashte mbledhjeve te KQZ-se.
PD Te rivleresojme votat qe mbartin medyshje
Partia Demokratike kerkoi nga anetaret e KQZ pranimin e kerkese se saj per rezultatin final per Bashkine e Tiranes. Kerkesa jone eshte e qarte kerkon te rivleresohen votat e caktuara ne kuptimin e Kodit Zgjedhor. Aktualisht ne vleresojme se ne kete faze eshte me vend dhe me rendesi per ti shtuar legjitimitetin dhe besimin e duhur publik procesit zgjedhor ne Tirane qe edhe keto vota te kontestuara dhe te identifikuara per kandidatet e Bashkise se Tiranes te merren keqyren te vleresohen rinumerohen dhe te reflektohen ne rezultat per kryetarin e Bashkise se Tiranes- theksoi avokati Ivi Kaso.
Sipas tij kerkesa e tyre eshte teresisht ligjore e mbeshtetur ne dispozitat e Kodit Zgjedhor dhe ne jurisprudencen e zhvilluar nga ana e Kolegjit Zgjedhor. Keto vota jane ne cilesine vota te cilat mbartin medyshje pavaresisht se ato i jane nenshtruar vendimmarrjes respektive te KZAZ-ve te njesive bashkiake te Tiranes dhe rezultati i vleresimit te tyre eshte perfshire ne tabele.
shte e rendesishme per zgjedhesit e Tiranes dhe per te rritur transparencen e procesit besimin e publikut dhe integritetin e zgjedhjeve qe votat e kontestuara te rishihen dhe rivleresohen edhe nje here nga ana e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve- tha Oerd Bylykbashi perfaqesues i Partise Demokratike.
Bushi T shfuqizohen dy vendimet e KQZ-se
Partia Socialiste kerkoi rrezimin e dy vendimeve te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve qe kane te bejne me tabelen permbledhese te rezultatit per njesine 5 dhe per nxjerrjen e rezultatit per bashkine e kryeqytetit. Avokati i Partise Socialiste Eno Bushi u shpreh se vendimi i marre nga KQZ per nxjerrjen e rezultatit per njesine pese eshte ne kundershtim me ligjin. E vetmja nderhyrje e lejuar ne kete procedure qe mund te beje KQZ eshte korrigjimi i ndonje gabimi te mundshem material ne tabelen e hartuar nga KZAZ e krahasuar kjo me ate te hartuar nga GNV per QV perkatese.
Veprime qe ne rastin konkret nuk kane ndodhur por eshte miratuar nje tabele permbledhese e rezultatit e ndryshme nga ajo qe percaktojne keto norma ligjore tha Bushi. Ndersa ne lidhje me tabelen permbledhese dhe nxjerrjen e rezultatit final per bashkine e Tiranes avokati Bushi akuzoi KQZ se ka tejkaluar kompetencat e saj pasi ka nderhyre ne rezultat.
Per keto veprime e shkelje per te cilat Vendimi Nr.711 date 23/05/2011 i KQZ duhet te ndryshohet nga KQZ duke u miratuar tabela permbledhese e rezultatit te Zones Zgjedhore Bashkia Tirane ne baze te tabelave te rezultateve te nxjerra nga KZAZ-te e kesaj zone zgjedhore dhe ato te QV te transmetuara ne bazen e te dhenave te KQZ nga VNV- te dhe duke u shpallur fitues z. Edi Kristaq Rama propozuar nga Koalicioni Aleanca per te Ardhmen theksoi avokati i selise roze.
Kerkesat ankimore debate Ristani-Subashi
Ashtu sic pritej mbledhja e djeshme e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve nuk kaloi pa debate ndermjet anetareve. Gjate diskutimit per pezullimin e shqyrtimit te dy kerkesave per tabelat permbledhese nenkryetarja Deshira Subashi dhe kryetari Arben Ristani shkembyen replika te ashpra me njeri- tjetrin. Nenkryetarja Subashi kerkoi pranimin e kerkeses se socialisteve duke thene Thelbi i ankimit eshte i njejte. Gjykimi im eshte qe kerkesa per pezullim deri ne shprehjen e Kolegjit Zgjedhor per kete ceshtje eshte e drejte dhe kete e parashikon dhe Kodi Zgjedhor.
Sipas saj nuk ka vlere qe nje ankimim te shqyrtohet nga dy institucione njekohesisht sic eshte ne rastin konkret KQZ dhe Kolegji Zgjedhor. Ankimet per rezultatin perfundimtar tabela permbledhese qe permbysi rezultatin e Tiranes pritet te shqyrtohet ketu nderkohe qe kjo ceshtje tashme po shqyrtohet nga Kolegji Zgjedhor- tha ajo.
Ndersa kryetari Ristani akuzoi tre anetaret e majte dhe perfaqesuesit e PS per tentative bllokuese te punes se KQZ-se.
Ne fakt do te ishte e mira qe te qendronim vetem tek debati ligjore por disa anetare te KQZ kane treguar prej kohesh daljen nga rruga ligjore dhe marrjen thjesht me politike qe kur braktisen KQZ per nje kohe te gjate. Kjo u pa kur u tentua qe mos hyhej ne zgjedhjet e 8 majit. ne menyre te vazhdueshme kane qene situatat qe ne fale perkushtimit kemi arritur ti kalojme- tha Ristani. Edhe pas ketyre debateve mbledhja vazhdoi te ishte e tensionuar midis anetareve te KQZ-se te cilet vazhdojne qe te jene te ndare ne dy qendrime.