E Diel, 1 Nëntor 2026

“KQZ të hetojë numëruesit”, KAS: Të shikohet nëse ishin gabime njerëzore apo të qëllimshme

Në përfundim të procesit të rinumërimit të votave, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve i kërkon Ilirjan Celibashit të nisë hetim administrativ për numëruesit që kanë tjetërsuar votën ë qytetarëve.

Në kërkesën drejtuar Komisionerit Celibashi, Komisioni vë në dukje së ky proces tregoi së numëruesit kanë kaluar votat nga një kandidat tek një kandidat tjetër dhe duhet që KQZ të gjejë së cilët numërues kanë shkelur ligjin.

Sipas anëtarëve të KAS, hetimi administrativ është i rëndësishëm për të evidentuar së në cilat raste bëhët fjalë për gabim njerëzor gjatë numërimit dhe në cilat raste numëruesit kanë kryer vepër penale.

Rinumërimi përfshiu 4 qarqe të vendit dhe nga ky proces u pa së votat për partitë politike ishin numëruar në mënyrë korrekte. Por në qarkun ë Fierit u konstatua deformimi më i madh në procesin ë numërimit të votave për kandidatët. Kandidatit të PS, Ceno Klosi, numëruesit i kishin shtuar 831 vota më shumë, ndërkohë që kandidates së PD i ishin shtuar 671 vota.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›