Rrëshqitje inertesh bllokojnë rrugën Gramsh–Korçë, 6 orë vështirësi në qarkullim

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje inertesh në segmentin rrugor Gramsh-Korçë, duke e bërë të pakalueshëm përkohësisht qarkullimin e automjeteve.
Një nga zonat më të goditura është fshati Bratilë, ku në njërin krah të rrugës janë regjistruar rrëshqitje dherash dhe rënie gurësh.
Për pasojë, qarkullimi ka qenë i vështirë për rreth 6 orë, ndërsa mjetet janë detyruar të lëvizin me shumë kujdes dhe vështirësi.
Situata është përkeqësuar më tej për shkak të mungesës së ndërhyrjes në kohë me fadroma apo mjete pastruese.
/vizionplus.tv