E Diel, 1 Nëntor 2026

Fëmijë në burgje/ Për çfarë dënohen dhe sa prej tyre i përsërisin krimet

“Pas dyerve të burgut të Kavajës, çfarë ndodh me fëmijët që kryejnë krime?” Kjo ishte tema mbrëmjen e sotme në “Quo Vadis” në Vizion Plus, nën moderimin e Pranvera Borakajt.

Gazetarja Elona Gjylmi solli një rrëfim të rrallë nga brenda institucionit të të miturve në Kavajë. Drejtuesja e këtij institucioni, Marinela Alia, tregoi për sfidat, punën rehabilituese dhe realitetin që përballen çdo ditë të miturit dhe të rinjtë që vuajnë dënime për vepra të ndryshme penale.

Aktualisht, aty janë të akomoduar 24 të mitur dhe të rinj, mes tyre edhe persona që kanë kryer vepra të rënda si vrasje, trafikim dhe plaçkitje me dhunë. Alia theksoi se falë punës së përditshme të stafit dhe terapive të vazhdueshme, numri i atyre që i përsërisin veprat penale ka ardhur në rënie.

Pjesë nga biseda:

Elona Gjylmi: Sa prej atyre që vijnë këtu i përsërisin veprat e tyre penale?

Marinela Alia: Aktualist në këtë institucion janë akomoduar 24 të mitur dhe të rinj dhe 2 prej tyre janë ripërsëritës.

Elona Gjylmi: Po në vitet e shkura?

Marinela Alia: Disa vite më parë ka qenë pak më i shpeshtë si numër, por për institucionin tonë ka qenë drejt rënies, pasi këtu bëhet një punë shumë e madhe nga i gjithë stafi. Puna dhe terapia që bëhet çdo ditë me këta të mitur dhe këta të rinj i ka dhën ftyret e veta.

Elona Gjylmi: Cilat vepra penale trajtohen këtu? Kush vjen këtu?

Marinela Alia: Jo të gjithë vijnë këtu. Sa i përket veprave penale dominojnë trafikim, tregtim lëndësh narkotike, plagosje, plaçkitje me dhunë, vrasje.

Elona Gjylmi: Sa janë këtu me akuzën e vrajses?

Marinela Alia: Janë 8 të mitur dhe të rinj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›