KQZ thirrje grave në Shqipëri të votojnë

Në Shqipëri afrimi i zgjedhjeve lokale të 14 majit, ka intensifikuar propagandën zgjedhore.
KQZ me një status të posaçëm në rrjetet sociale u ka bërë thirrje grave të marrin pjesë në votime.
“Çdo grua në Shqipëri ka një zë. Ne po ju dëgjojmë. KQZ Shqiperi u drejtohet të gjitha zgjedhësve grave, për t’u siguruar që të marrin pjesë lirisht në procesin zgjedhor të #14Majit2023 dhe zëri i tyre do të dëgjohet!” shkruan KQZ në Facebook.
Ndërkaq mediat vazhdojnë të transmetojnë rregullisht procedurat e votimit.
/ rtsh.al .