E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krenar Ahmetaj, shefi i Rendit në Tiranë

 

TIRANE- Rikthehet në Tiranë, ish-shefi i Komisariatit të Policisë Rrugore të Tiranës. Një vendim i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ahmet Prençi, e transferoi kryekomisarin Krenar Ahmetaj, nga shefi i policisë së rendit në Elbasan, në të njëjtën detyrë në Tiranë. Transferimi i Ahmetajt në Elbasan, u krye pas incidentit që pati me një automjet të eskortës së kryeministrit Sali Berisha, në Unazë, në Tiranë. Ahmetaj është në përfundim të një procesi, ku Prokuroria ka kërkuar vetëm gjobë për të, për shkak të incidentit që ai pati me avokatin Agron Bajri dhe të shoqen e këtij, prokurore e Krimeve të Rënda.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›