KQZ vendos Lulzim Basha fitues i Tiranes

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka shpallur të hënën në mbrëmje Lulzim Bashën si fitues për kyetar të bashkisë së Tiranës. Sipas këtij vendimi Lulzim Basha ka fituar me një diferencë prej 81 votash ndaj rivalit të tij Edi Rama.
Konkretisht votat e mara nga tre kandidatët për Bashkinë e Tiranës janë Lulzim Basha 124786, Edi Rama 124705 dhe kandidati komunist Milloshi 1394.
“Do të vendosim të miratojmë tabelën përfundimtare të rezultatit për bashkinë e Tiranës. Shpallim fitues zotin Lulzim Basha, të propozuar nga koalicioni “Aleanca për Qytetarin”. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe mund të bëhet ankim brenda 3 ditësh nga shpallja e tij”-tha Arben Ristani, Kryetar i KQZ-së.
Mbledhja e institucionit kryesor të administrimit të zgjedhjeve zgjati për disa orë dhe përfaqësuesit e pakicës i cilësuan procedurat e ndjekura të paligjshme.
“Është hera e parë që KQZ shpall një rezultat pa pasur rezutatet e tabelave të qendrave të votimit të ardhura nga KZAZ-të. Është hera e parë që ka rezultat përfundimtar pa pasur ato të grupeve të numërimit. Shikohet njëanëshmëria dhe shqyrtimi me urgjencë i rezultatit të Tiranës sepse kjo mbledhje është në funksion të asaj që është thënë prej ditësh”-tha Dëshira Subashi, Nënkryetare e KQZ-së.
“Nuk mund të sillesh në mënyrë kaq armiqësore e do apo jo një vendim që është ligjor dhe zyrtar i institucionit”- u shpreh, Klement Zguri, anëtar i KQZ-së.
Vendimarja e KQZ- së u kundërshtua edhe nga përfaqësuesi ligjor i socialistëve Genc Gjonçaj.
“Në vështrim të neneve 155 të Kodit Zgjedhor dhe 36 të Kodit të Procedurës Civile, asnjë organ nuk mund të trajtojë një çështje që shqyrtohet në gjykatë. KQZ s’mund ta bëjë këtë dhe të vendosë për sa kohë çështja është në gjykatë”-tha Gjonçaj.
“Nuk ka mosmarrëveshje apo mospajtim. PS të shkojë në Kolegjin Zgjedhor dhe të thotë se kërkesa u miratua dhe se s’ka asnjë ankesë”- tha përfaqësuesi i PD-së, Njazi Kosovrasti.
KQZ shpalli rezultanin përfundimtar për Bashkinë e Tiranës, 2 javë pas ditës së votimeve. Kjo vonesë erdhi për shkak të vendimit që mori ky institucion për të numëruar votat që u cilësuan të kontestuara, pasi me 8 maj u hodhën në kutitë e gabuara. Partia Socialiste ka paraqitur në Kolegjin Zgjedhor padinë kundër këtij vendimi të KQZ-së.
Aurela Papadhima Azhornuar së fundi ( e martë , 24 maj 2011 )