E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gara per FMN-ne Lagarde kryeson listen

Ministrja franceze e Financave, Kristin Lagarde iu shmang interesimit të medias në lidhje me spekulimet se ajo është në krye të listës së kandidatëve që do të përzgjidhen për të zëvendësuar në postin e kreut të FMN-së, Dominik Strauss-Kahn, i cili dha dorëheqjen pasi akuzohet me ngacmim seksual.

Lagarde ka mbështetjen e disa vendeve europiane, përfshirë këtu edhe Gjermaninë e Britaninë e Madhe. Edhe Migel Gurria, sekretari i përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, nuk dha komente për kandidaturën e Lagarde, por apeloi për një proces të hapur selektimi. Njoftohet se edhe ministry meksikan i Financave ndodhet në listën e kandidatëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›