Obama ne Irlande. Vizite ne vendlindjen e katragjyshit te Kenedit

Presidenti amerikan, Barak Obama mbolli një lis irlandez në kopshtin e rezidencës së presidentes sw Irlandws, vetëm 15 metra larg sekuosë së mbjellë nga ish- presidenti tjetër amerikan me origjinë nga vendi i vogwl, Xhon Kenedi, gjatë vizitës së tij të vitit 1963. Etapa e parë e turit europian të Obamës, ka nisur kështu në Irlandë në gjurmët e Kenedit, me origjinën e të cilit krenohen irlandezët.
Por, edhe për Obamën vizita në fshatin e vogël me 300 banorë, Monigall, shtëpi e katragjyshit të tij, që emigroi drejt Amerikës në 1850-ën ka shërbyer për t’u afuar me rrënjët e tij irlandeze.
Banorët kanë pritur me entuziasëm presidentin dhe zonjën e parë, Mishelën ndërsa ata kanë hyrë në fshat. Turma njerëzish ishin mbledhur në rrugët e Monigall i cili në ditë të zakonshme ka vetëm 300 banorë. Vizita e shkurtër e çiftit presidencial vazhdoi me një kalim në shtëpinë e paraardhësve, atë të familjes Kërnei, ndërsa ata nuk janë larguar pa shijuar edhe një gotë në pabin e fshatit.
Presidenti Obama dhe zonja e parë mbërritën në Irlandë mengjesin e së hënës. Masa të forta sigurie shoqërojnë vizitën, e cila ka nisur me një takim me presidenten Meklis e më tej edhe me kryeministrin. Obama ka ngritur lart popullin irlandez, duke thënë se ai ishte i jashtëzakonshëm.
“Miqësia midis Shteteve të Bashkuara dhe Irlandës nuk mund të jetë më e fortë, jo për interesa strategjike apo diplomatike, Por pasi SHBA dhe Irlandën i lidh gjaku”, tha Obama.
Më pas Obamat pritet të vizitojnë dhe Britaninë, Francën e Poloninë në përpjekje për të përforcuar lidhjet me aleatët e kontinentit të vjetër.
Juli Prifti Azhornuar së fundi ( e hënë , 23 maj 2011 )