E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ, vendos asgjësimin e 3 mijë e 943 fletë votimi

3 mijë e 943 fletë votimi janë nxjerrë jashtë përdorimit pasi janë dëmtuar gjatë transportit për shkak të reshjeve të shiut të rëna ditët e fundit.

Fletët e dëmtuara ishin të 2 qendrave te votimit në Qarkun e Fierit dhe 2 qendra votimi në qytetin e Korçës.

Komisioni Qëndror Zgjedhor pasi verifikoi fletët e dëmtura vendosi asgjësimin e tyre dhe zëvendësimin me fletë të reja.
 

Miratimi i ambjenteve private për votim ka shkaktuar përsëri debate në mbledhjen e radhës së Komisionit Qendror Zgjedhor.

Përfaqësuesit e Partisë Socialiste i përcaktuan miratimet e qendrave të votimit në ambjente private jo konform ligjit.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›