Gjirokastër, Vangjel Tavo padit kryebashkiakun Bime për shpifje

Deputeti i LSI-së Vangjel Tavo ka paditur sot kandidatin e PS-së për bashkinë e Gjirokastrës dhe njëherësh edhe kryetari i bashkisë Flamur Bime.
Tavo ka ngritur padi në gjykatën e Gjirokastrës ndaj kryebashkiakut Bime për shpifje duke kërkuar edhe 200 milionë lekë dëmshpërblim moral.
Sipas deputetit të LSI-së, Bime ka shpifur gjatë fushatës elektorale që ai ka toka në Sarandë dhe i ka përfituar pas largimit të tij nga Partia Socialiste drejt Lëvizjes Socialiste për Integrim.