E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ vendos numërimin e QV 3006 e 3017 në qarkun e Fierit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur me 7 vota pro numërimin e votave në Qendrën e Votimit 3006 në KZAZ-në 18 në qarkun e Fierit. Po ashtu KQZ-ja vendosi numërimin e votave në QV 3017 më 6 vota pro dhe 1 kundër.
KQZ po shqyrton njëra pas tjetrës kërkesat ankimore të paraqitura nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, që kundërshtojnë vendimet për tabelat e rezultateve zgjedhore në disa KZAZ të Qarkut të Fierit. Ankesat e dy forcave politike po shqyrtohen së bashku.
Ankimimi i paraqitur nga PD në mbledhjen e djeshme të Komisionit kundërshton tabelën e rezultateve përmbledhëse të KZAZ-së nr. 19 dhe nr. 20 në Qarkun Fier, duke kërkuar rivlerësim dhe rinumërim të votave.
Ndërsa kërkesa ankimore e PS-së, e depozituar më herët në KQZ, kundërshton rezultatet zgjedhore në katër KZAZ të këtij qarku (ato me nr. 18, 19, 20 dhe 22), duke u shprehur për rinumërim të 9 kutive të votimit.
Sipas rezultateve paraprake të KQZ-së, në zgjedhjet e 28 qershorit në Qarkun e Fierit koalicioni i djathtë "Aleanca e Ndryshimit" fitoi 7 mandate, koalicioni i majtë "Bashkimi për ndryshim" 8 mandate dhe koalicioni "Aleanca Socialiste për Integrim" 1 mandat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›