E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lazio në kërkim të shërbimeve të Julio Cruz

Lazio ka vendosur të futet në garë për të marrë shërbimet e ish-sulmuesit të Interit, Julio Cruz, i cili është në kërkim të një klubi të ri.
Argjentinasi është lidhur me një kalim në Napoli, Roma dhe Fiorentina, pasi kalimi i tij në Panathinaikos u bllokua për shkak të pagës së vogël që ofronte klubi grek. Corriere Dello Sport shkruan se klubi romak tashmë ka kthyer vëmendjen për të marrë lojtarin e lirë dhe është afër të mposhtë konkurrencën e klubeve tjera nga Serie A.
Claudio Lotito e sheh Cruz si një zëvendësim për Goran Pandev, i cili pavarësisht se është në prag të largimit, ende nuk ka gjetur një klub të përshtatshëm.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›