E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ vendos per ndarjen e parave partive politike per fushate elektorale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë paratë për fushatë partive politike. Shuma që u jepet subjekteve politike nga buxheti i shtetit është ndarë nga një formulë e përcaktuar në Kodin Zgjedhor. Sipas përllogaritjeve, Partia Socilaiste edhe pse ka fituar më pak deputet në zgjedhjet e 2009-ës, fiton më shumë para. Gjithsej, PS do të marrë mbi 260 milionë lekë të vjetra, ndërkohë që PD do të marrë mbi 255 milionë lekë të vjetra. Nga paratë e taksapaguesve do të përfitojnë për fushatë edhe LSI, PR, PSD, PBDNJ, PDIU dhe PDK. Pas vendimit të KQZ-së i takon Ministrisë së Financave që të marrë masat e nevojshme për të kaluar këto para në llogari të partive politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›