Meta viziton nje fabrike kepucesh ne Fier

Kryetari i LSI Ilir Meta premtoi subvencionim të një pjese të pagës për të gjithë ato gra dhe vajza të cilat punojnë për herë të pare në nje biznes fason. Meta e bëri premtimin në një fabrikë këpucësh në Fier.
“Në këtë drejtim ne jemi të angazhuar për të ndihmuar sidomos në financimin e biznesit fason në ristrukturimin më afatgjatë të kredive që ka ky biznes. Njëkohësisht në mbështetje me grantet dhe me kreditë deri në 3 % për këtë biznes, sidomos për atë që shton më shumë vende të reja pune, për të subvencionuar një pjesë të pagës për të gjithë ato gra dhe vajza të cilat fillojnë për herë të parë punën në këtë biznes derisa të arrijnë eksperiencën dhe formimin e duhur profesional në mënyrë që të lehtësojmë kostot e punëdhënësve dhe t’i nxisim ata për të hapur vende të reja pune”, u shpreh Meta.
Sipas këtij plani tha Meta,do të mund të lehtësohet kosto e punëdhënësve dhe do të nxitet hapja e vendeve të reja të punës.