E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milo takon banoret e Njesise 5 ne Tirane

Kryetari i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo vazhdon turin elektoral. Në takimin me banorët e njësisë nr 5 në Tiranë, ai ka folur për programin që ka opozita për punësimin.
“Të papunët mund t’i shikosh kudo në Shqipëri, vecanërisht të rinj. Opozita ka një program të qartë punësimi për këto kategroi sociale, përsëri do të shikojmë me përparësi punësimin e të rinjve. Duke i riaftësuar me kurse specializimi. Po kështu do të shohim me përparësi punësimin e grave”- theksoi Milo.
Këto shtresa sipas Milos kanë nevojë për mbështetje që të integrohen në shoqëri, vecanërisht në kryeqytet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›